Abdyl Hajredini - Poezi
PËR NJË VARR NË ANTARKTIK
Ku dreqin ta vë një pikë
Për një shenjë se na ishte një herë
Një shenjë larg ku të humb çdo fije
Në një varr larg në Antarktik
Ku dreqin ta vë një gur
Për një mur se aty kishte njeri
Se brenda murit ishte bërë dashuri
Për ta zënë një kohë me buzëqeshje
Ku dreqin ta zë një pikë në horizont
Për t’i vështruar kometet e rëna nga vargu
Me shikim në polin e të madhërishmes
Te vendi i caktuar për një varr në Antarktik