Trandafile Malshi Lezhē – Cikël poetik
Merre në dorë jetën tane ,
Si brumin ngjishe në magjen e vjetër.
Rrahe pa nda, fort mbruje,
E bane kryevepër.
Mblidhi tana aromat e botës ,
Bukur mpleksi lulet si kunorë.
Jepi frymë nga e jotja,
Ksaj bote që ka kaq nevojë.
Merri tan buzëqeshjet ku janë,
Kolana vëni ndër buzë.
Si ngjyrat e bukra t'ylberit,
Të shndrisin dhe të bëhen muzë.
Merr fuqi të plotë nga zgjimet ,
Mëngjeseve kudo plot freski.
Të ushtojë thirrja e bukur e ditës,
Për një gjest të thjeshtë, paqe dhe dashuri.
Le të hapet për ty krejt qielli,
Derdhun në ata t'bukrit sy .
Në sfida të reja me kohën,
E gjitha bota ka emrin njeri
Merre në dorë jetën tane ,
Si brumin ngjishe në magjen e vjetër.
Rrahe pa nda, fort mbruje,
E bane kryevepër.
Mblidhi tana aromat e botës ,
Bukur mpleksi lulet si kunorë.
Jepi frymë nga e jotja,
Ksaj bote që ka kaq nevojë.
Merri tan buzëqeshjet ku janë,
Kolana vëni ndër buzë.
Si ngjyrat e bukra t'ylberit,
Të shndrisin dhe të bëhen muzë.
Merr fuqi të plotë nga zgjimet ,
Mëngjeseve kudo plot freski.
Të ushtojë thirrja e bukur e ditës,
Për një gjest të thjeshtë, paqe dhe dashuri.
Le të hapet për ty krejt qielli,
Derdhun në ata t'bukrit sy .
Në sfida të reja me kohën,
E gjitha bota ka emrin njeri
Kush tha se s'ke me u rrzu?
N'dy gjujt njiherit ke me ra!
Tu desht kokën me e ul, me qëndru
Dhe pse kurrkush s'ka me të pa.
Kush tha se nuk sakrifikove?
Shpirtin tënd luftarak sprovash e sfilite!
Ani, ska gja! Ti guxove!
Mes dhimbjesh prapë u ringrite.
E di se do thonë, ti u rrzove
Ani, ska gja! Mos u ngrys!
Mes sfidash edhe një herë provove
Andrrat, guximin tand, asgja s'do ta mbysë.
Në t'u duk aq e vështirë ringritja
Mos bzaj, mos u anko!
Asht e amël ajo fitore që korre
Ndaj mblidhe veten! Guxo,veç guxo!
Thonë se bota nuk i dhurohet gjithkujt
Dikë në thepisjet e saj e pengoi
Ani, ska gja! Ti veç duaj!
Jetës buzëqeshi dhe ngjyrat e stinëve gëzoji!
Pra çelu, e dashur, ashtu siç të ka hije
Ndizi gjithë dritat që ke në shpirt!
Se qielli do të hapet, krejt qielli
Yjet do të ndriçojnë për ty, është suksesi yt.