Antologjia poetike "Yjet" botuar nga Verseve - Përgatiti: Irma Kurti
Sapo është botuar Antologjia poetike e titulluar "Yjet", botuar nga platforma Verseve drejtuar nga poetja Gabrielle V. Për të festuar daljen e saj, libri elektronik ishte i disponueshëm falas në Amazon nga 1 deri më 5 tetor.
Verseve ofron një hapësirë për të mbështetur poetët në të gjitha fazat e udhëtimit të tyre. Duke besuar në fuqinë e fjalëve për të bashkuar, frymëzuar dhe transformuar, ajo shërben si një platformë dinamike ku poetët mund të lidhen, të bashkëpunojnë dhe të zhvillojnë talentin e tyre. Përmes iniciativave editoriale dhe qasjes së saj të fokusuar në komunitet, platforma ofron mundësi të shumta për poetët që të ndajnë krijimet e tyre.
Pse pikërisht titulli "Yjet"?
Nëpër kultura dhe shekuj, njerëzimi gjithmonë ka kërkuar tek yjet një kuptim, udhëheqje dhe mahnitje. Antologjia "Yjet" mbledh së bashku 60 poezi origjinale nga mbi 40 poetë nga e gjithë bota, secila një yjësi unike që shkëlqen në qiellin pafund të natës.
Disa poezi kundrojnë qiejt me admirim dhe nderim, të tjerat i shohin si dëshmitarë të pikëllimit, mbijetesës ose shpresës. Kjo antologji është njëkohësisht një himn ndaj pafundësisë dhe një kujtesë për vendin që ne zëmë brenda saj. Pavarësisht nëse kërkoni ngushëllim, mrekulli apo frymëzim, antologjia do t'ju lërë me ndjesinë se, sado e errët të jetë nata, ne nuk jemi kurrë vërtet vetëm nën yje.
RRETH AUTORES
Gabrielle është një poete hispanike-amerikane. Poezia e saj eksploron kompleksitetin e emocioneve dhe marrëdhënien me botën natyrore. Ajo e merr frymëzim nga momentet e vetëdijes. Si poete, qëllimi i saj është të inkurajojë të tjerët të marrin një moment për të reflektuar mbi botën ashtu siç është në të vërtetë. Ajo beson në nevojën për të njohur veten, duke mbetur të vetëdijshëm për mjedisin përreth. Për Gabrielle, poezia është arti i të jetuarit, i të ndjerit dhe i të shprehurit të vetvetes.
Përgatiti: Irma Kurti