BLLACË - KËSHTJELLË QËNDRESE
T’i mi kujton plagët, në të vuajturin atdhe
Njerëzit mbi tokën shkrumb e hi
Shtëpitë e ndezura flakë
Heronjtë në male, luftën për liri
Trenin e gjatë, gjarpër i zi
Me pleq, gra, të sëmurë e fëmijë
Në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Ferizaj e n’kufi
Për rreth ushtarë, policë të gatshëm për të shti
Mbi trupat duarthatë, këmbëzbathur, plot uri
Bllacë, t’i hape portat me qiellin çati
Me mijëra të shtrier mbi tepihun lendinë
Pranë lumit të akullt e reve plot me shi
Që kërcënonin krushqit e të madhes –Liri
Me kambanat t’ua zgjove botën nga një letargji
Që zogjtë e hekurt t’fluturojnë mbi Dardani
Bllacë, dëshmi kohe, Kështjellë Qëndrese
Përmendore e njerëzimit në histori