Valbona Ahmeti - poezi

Valbona Ahmeti - poezi
NË NATËN DIMËRORE
 
Fluskat derdhen prajshëm
mbi natën që fle mbi qytet,
damarëve të shpirtit më prarohen fjalët,
si valët që s’njohin breg
 
Melodinë e këngës sate e kërkoj,
mes ndriçimit të yjeve, në natën dimërore
gërvishjet e së kaluarës, si tinguj violine në mua rrinë,
stuhitë e frymëmarrjes borë e akuj shkrijnë
 
Fluskat butësisht më përkëdhelin,
zhytem pa u ndjer në bardhësi
portreti yt më rri i pashlyer retinës së syrit,
si malli derdhur vrullshëm në mozaikun e stinës
 
Ndjej se fluturoj drejt teje si lejlek mbi ujë,
herë si diell që përqafon horizontet pa zhurmë
në çdo acar, zjarri i fjetur me mban ngrohtë,
sa larg jam, sa afër të kam!
 
08.01.2025