ÇASTE LIRIKE ME PAK FJALË
......................
MBAJENI MEND NJERIUN E PËRBUZUR
Në përrallë, në librat e shenjtë a në jetë
një insekt e mposhti elefantin,
një David e mundi Goliatin?
Jeta jep shembullin e saj
kur një i ri i përbuzur u bë hero.
Mbajeni mend këtë të përbuzur.
Mbajeni mend kombin që përbuzet!
......................
PLAGA E FSHEHUR NGA BOTA
I ri ishte, kur ecte solemnisht në jetë.
Papritmas krejt kujtimet iu shprishën.
U plagos në zemër,
dhe plagën e fshihte nga bota.
Mësimi i jetës u mësua
pasi u largua nga kjo jetë.
......................
FERR DHE SHTEG I RI
A e keni provuar në jetë
ferrin e ndryshimit të dhimbshëm të vetvetes,
pas endjeve nëpër qorrsokakë të gjallimit,
për ta gjetur atë rrugë që e nderon vetveten?
Në ecje do pastruar terratisje të së kaluarës.
Shpalosja e mrekullisë të pret në shteg të ri.