RRËNOHET FRONI I RREJSHËM
Për disa vite
Me gurë kalash
Është krijuar
Froni i rrejshëm.
Tani erdhi koha
Që ky fron i rrejshëm
Të rrënohen përjetësisht
Me sëpatën e xhelatit.
Themelet e fronit
Ishin nderuat me gurë
Që shkrihen nga uji i lotit
E betejat mbesin të pa shlyera.
Të gjitha ata gurë
Që janë të ngjyrosur me gjak
Janë kala të ngritura në një flamur
Vetëm më atë flamurin e dashurisë.
Sot rrënohet froni
Thyhet karrigia e mbretërisë
Në letrën e bardhë shkruhet
E vërteta e betejave të lavdisë.
Për vite të gjata në tokë
Ata që kanë thënë se jena diell
Sot janë kthyer në re të zeza
E dielli i të heshturve po ndriçon.
Zjarret e atyre që nuk i ndezën
Sot po fikën me shiun që bie nga qielli
Por i ndezur do qëndroj vetëm zjarri
Vërtetë i atyre që ndërtuan foletë shqipe.