Zaim Haliti -Zaha - AROMA E VENDLINDJES

Zaim Haliti -Zaha - AROMA E VENDLINDJES

AROMA E VENDLINDJES 

1.

O ti vëllai im, cili do që të jesh, i madhi apo i vogli,

shko ka Rrafsha e Madhe, atje rrugës për Breznicë.

Atje është një pus i thellë, me gurë Graniti i murosur,

ndëgjo, mos ende dëgjohen zërat e këngëve të vajtimit.

 

Nëse shkon lumit edhe më shumë përpjetë,

numëro të lutem mullinjtë, e emrat e tyre e m’i thua me zë.

Edhe m’i mblidh malit ca gogla prej dushku,

ta luaj një lojë që e luaj që moti, me katër gogla në gropë.

 

Te Varret e Haxhiosmonëve, e ke varrin e një mësuesi,

tregoj atij se Lleshi ende po pushon te Guri i Buajve.

Mos fol të lutem shumë, mos fol shumë me të...

së paku në botën e amshuar le të prehet në qetësi.

 

E kam edhe një amanet, shko edhe te Guri i Bardhë

aty e kam fsheh një kujtim për Sulë Tolen.

Ruaje kujtimin mbyllur në sirtarin e dashurisë,

E unë kur nuk do të jem, i’a lë amanet një nxënësi tim…

2.

Në Luginë, këngët u shkrinë në elegji vaji…

Mërgimi i’a rihapi plagët Gjergj Elez Alisë

Jeta ka aromë vendlindjeje sa malli i mërgimtarit

Nga viti në vit koha na shton rrudhat e ballit.

Ku është ai plaku plisbardhë që fjalën e pati top

Po ata nacional-demokratët, që prangat i patën si pjesë trupi

Ku mbeti krenaria e jonë e fortë sa Guri i Buajve

Dhe burrëria që lotin e vari në buzëqeshjen e tij krenare.

 

Sa ironike ishte që fatin ta ndash me ikanakët

Dhe kalldrëmeve të Allamanit të ecësh kryelartë.

Ka ndokush që ka shitur e po shet visika si tregti fatesh

Faqeziut kurrë nuk i humbi fara në ato tokat tona. 

3.

Mërgimtari i'a ka varur në qerpik vendlindjes lotin e tij,

asgjë nuk i mori kur iku, i fali premtimin se do të i’a fshi lotin kur të kthehet.

Nuk mundem tha ta qes në shpin Gurin e Hutit e ta marrë atje ku po iki,

as nuk e përthakoj dot me krahët e mi fëmijërinë time që po i'a lë kujtim sokakut ku u rrita.

 

Në pëllëmbë dore, lexova fatin e germëzuar me shkronja të palexuara,

në gishtin tregues pash rrugën nga duhet shkua...

Kur ika, ktheva kokën ka Ara te Morava, pash arën ku me drapër kishte korr grurin gjyshi i im,

dhe kujtova bukën nga gruri i kësaj toke që kishim blua te Mulliri i Zitës.

 

Pse athua duhet ikur nga ki vend, nga kjo tokë plot me bereqet,

plot me diell por me pak dritë, plot mullinj e shumë pak miell.

Si do t’i numërojmë brezat e mërgimtarëve që nuk kthehen dot,

me shekuj apo me gjenerata, që po ikin sikur lumi i jonë që po shteret.  

4.

Gurit të Hutit, ia kuptojmë heshtjen memece

se jemi te kësaj toke, - malit tonë ia njohim

dhe goglat e dushkut

Jemi rritur me bukë të pjekur në sac – e kemi

bluar te Mulliri i Kallës

dhe ja sot jetojmë – deshët apo s’deshët ju

të përtej durimit tonë

Ne jemi ata që jemi – luginas  

na thonë,

kojshitë na njohin tytat e pushkëve

Era e barotit shpesh është ndier te Ara e Gogës

shpesh kemi fjetur te Përroi i Çiftit

Edhe viskave ua dimë dhembjen – në Stamboll

shpesh kanë shkuar për të mos u kthyer

Kemi qarë e dënesur së bashku me të ikurit e Toplicës

Mollës së Kuqe herë me gjak e herë më vaj ia

kemi ujitur rrënjët

Këtu gjithherë i kemi thënë tokës – tokë

e jemi bash aty ku lind dielli për krejt Kosovën,

Kosovë Lindore, është emri që terin lotin e syrit cdo ditë që lind dielli për gjitha tokat tona!

 

Zaim Haliti është duke e grumbulluar toponomistikën e fshatit Tërrnofci i Madh. Këto poezi ishin nxitje e punës së tij që po bënë grumbullimin e toponimeve.