Arben Berisha - DY KRISMA

Arben Berisha - DY KRISMA
DY KRISMA
 
E shoh ecjen që kërkonte agimin
vargun e pafund me gra, fëmijë e pleq
duke kërkuar rrugën e shpëtimit
Nga fshikullimat përndjekëse
 
Mua mu desh ta dëgjoja vetëm një krismë
atë të pushkës sime,
të shoqërohesha me të ashtu si baba e gjyshi
që sot në bronz skalitur janë
 
Pushka ime nuk ishte si shoqet e saja
Shqiponjën dy krenare të skalitur mbante
Jehonte prej Gallapit gjer në Pashtrikun plak
Nuk ndalte krismat edhe kur kalonte nga dora në dorë.
 
Sot pushkës sime dasma i kishte ardhë
Amerika shoqet ia kishte sjellë
Të jehonte krisma e kënga deri në agim
E nusja e re të merrte shkëlqim
 
Pushka ime si zonjë e rëndë
Dy krisma i dha në fund
Njërën për mua
Tjetrën për dasmën e saj.