Vjollca Aliu - Kod rinor

Vjollca Aliu - Kod rinor
KOD RINOR

Përpëlitem në shtrat
si zog i lënduar
e kujtimet s'mbarojnë
as sonte.
Kujtoj ecjet
korzos së dikurshme,
e shpirti ndien
peshën e nostalgjisë.
Ah, sa mall...

Koha e Bolero-s
rinon zemrën,
më shumë
sesa mendjen e lodhur
nga mendimet e pafundme.
Eh, koha s'kthehet,
as njerëzit, fatkeqësisht!

Çapat e ngadalshme
korzos së qytetit,
e shikimet tinzare rinore
lëshoheshin
si aromë dehjeje
mes zemrave
që ndjenjat ju puqeshin,
e kurrë nuk gjenin
prekjen e dëshiruar.

Ah, sa shijonte
ajo e papërsëritshmja kafe
e Bjeshkëve të Nemuna,
bashkë me mesazhet e koduara
shkëmbyer nga zemrat e dashuruara.