SHTEGTIM PËRJETËSIE, Asllan Qyqalla-Lani

SHTEGTIM PËRJETËSIE, Asllan Qyqalla-Lani

SHTEGTIM PËRJETËSIE

Bekim Berishës-Abesë

Abeja merr ngjyrë diellore

Shtegtimit nëpër Bardh

Rrugës së Mic Sokolit

Në horizontin ngjyrë all.

Abeja

Merr vrull tajfuni

Kullat oshtijnë shpateve,

Një krah shtrin në Tiranë

Tjetrin hedh në Prishtinë.

Kokën mbështet në Kosmaç

Me këmbë kufirin shkel,

Ç'është ky gur mes nesh

Europë he dreq!

VARGJET E ANGËSHTUARA

Në baxhat e zjarrta të historisë

kërkojmë shpëtimin në mrizin e Evropës

të dehur rënkojmë çdo ditë

me plagët e ëndrrave të pashëruara

lumturi e tretur në rrudhat e Gjergjit

balli i shtypur në beteja shekujsh.

Me këmishën e mbushur plot blozë

shkruhet historia e tokës Dardane

e kafshuar nga bajlozët

për oreksin e tyre

në dheun, detin, flamurin e gjuhën arbërore.

E quajtën e si nuk na quajtën shpirtzinjtë

Metohi, arnaut, shiftar e turçinj

kullotën livadhet e pakositura

gjurmuan, gërmuan e vodhën

nëntokën arin e stalagmitet

po s'na gjunjëzuan

e në epitafe varresh këndojnë lahutarët

me iso përcjellin melodinë e këputur.

Ç'po ndjen o lexues i këtij shekull

në vargjet e angështuara

si thërmime kohe të zonjës ujkonjë

në harta e hieroglife

hartohet atdheu ynë

në t'kurrësinë e Berlinit

e me bekimin e Lordëve...