Ky cikël poetik është shkëputur nga libri “Vetëm fjalë shpirti”, i cili libër
kishte fituar në konkursin e MKRS-s në vitin 2022
TË JESH NDRYSHE
Lëvizë me karrocë
S’ke këmbe të veta,
Por të drejtën për të mira
Me lindje t’i dha jeta.
S’të duhet keqardhje
Sepse je ndryshe,
Por kushte për dalje
Kërko pa mëdyshje!
Merr parasysh
Paraolimpizmin,
Si bëjnë yrysh
Botës ndajnë gëzimin.
Shkencëtari Hopkins
Lëvizi me karrocë,
Po ishte shpikës
Me mend eci në kozmos.
VENDLINDJA
Vendlindja nuk janë njerëz
Vendlindja është emocion,
Çdo pëllëmbë ke nën thjerrëz
E keqja dhemb e mira gëzon.
Çdo njeri nuk e bën mik
Ne realitet punë e vështirë,
Por shpirtit i bëhet armik
Ai që e dëmton me dëshirë.
Të veshur sa më bukur
Të ndriçoj si yll e diell,
Vendlindjen e bën të lumtur
Kur hapat e duhur hedh.
Te buzëqesh ajo rrugicë
Druri verës që bën hije,
Jepi vendit më shumicë
Bëje në shenjë dashurie.
TË BËHEM USHTAR
Kur bie termet
Shiu përmbyt,
Fatkeqësia turret
Njeriun ta mbyt.
Ushtria del
Popullin ndihmon,
Të keqen shkel
Situatën qetëson.
Kur jemi në rrezik
Nga je agresor,
Ushtria hidhet vërtik
Armikun ta korr.
Është pararoja
Në mbrojtje pandarë,
Unë do të doja
Të bëhem ushtar.
Vendit tonë
Njerëzve që dua,
T’u shërbej gjithmonë;
Ushtri me prit mua!
RRUGË E MBARË, MIK!
Ne dege peme
zogu dhe dallëndyshja,
pas pak dileme
u bën dyshja.
Gjithë rrinin bashkë
flisnin e gëzonin,
ndaheshin gjatë natës
ne agim vazhdonin.
U shkurtua dita,
i tha mami dallëndyshes;
Në viset e nxehta
do nisemi në mëngjes.
Dallëndyshja pa masë
Gëzoi për aventurë,
iku tek zogu me vrap
I tregoi lajmin e bukur.
Por shpejt u dëshpërua
Se zogu e trishtoi,
Tha; do shkosh pa mua!
Fisi ynë kurrë nuk shtegtoi.