Vjollca Aliu -Të premteve ndryshe
Të premteve
dielli del ndryshe,
qielli hapet dhe më shumë,
e zemrat, mendimet përplasen
ecejakeve të jetës.
Përplasen meteorët,
shndrisin yjet,
loja s'ndalet në horizont,
hëna shfaqet ndryshe,
jo fytyrëvrarë,
por del e buzëqeshur
si rrallëherë më parë.
Të premteve
era ndërron drejtim,
shiu shpërlan blozën,
bora bie si sheqerpluhur,
ëmbëlson shpirtrat e vuajtur,
i shuan etjen zemrës së vrarë
mbi tokën e çarë.