Valbona.Kolaveri - BIJA E SHIUT

Valbona.Kolaveri - BIJA E SHIUT
BIJA E SHIUT
 
Ishte fillim tetori, mëngjesi filloi paksa freskët në Shkodër. Atë ditë dielli si duket se kishte shume me nge pasi dukej që me mëngjes që dita s’do të ish dhe aq e mirë Retë kishin filluar nga pak të palonin njëra tjetrën e veç s'kishin filluar të bërtasin zhurmat e bubullimave si për të  thënë që erdhëm ne. Dita Inës po i dukej e vrazhdë e megjithëse po mundohej ta merrte veten pak me të mirë prapë s’po i rrihej në një vend a thua  se dikush po e shtynte të çohej e ta ngiste vetë ditën. U çua nxitimthi për tu bërë gati ndërkohë që i hidhte dhe një sy shkarazi vajzës së vogël që po flinte aty përbri. Ajo ishte një fëmijë i shëndetshëm me sy të vegjël mjaft të bukur, të zinj  si kineze a thua se  prindërit e saj të ishin vërtet kinezë. Ina ishte një grua bionde e bëshme mjaft energjike, ndërsa i shoqi një mëso burrë zeshkan, në dukje tureçkën po realisht ish mjaft gazmor. Si dukej vajza e vogël ngjante vërtet nga i ati po të doje ta shihje me vëmendje. Sapo u bë gati Ina filloi të përgatiste dhe rrobat e vajzës ndërkohë që e pat vendosur të shkonte për drekë në shtëpinë e kunatës .I bëri zë të shoqit që kur të dilte të lajmëronte të ëmën e tij pasi para disa ditësh e kishin lënë të shkonin së bashku atje, dhe sipas saj sot ishte një ditë mjaft e mirë për tu kaluar me njerëz. Ndërkohë që po dilte vjehrra e saj ishte bërë gati dhe po e priste poshtë pallatit të saj. Ajo ishte një meso grua, zeshkane me fytyrë të paqtë, e mbante cigaren e duhanit anash buzëve a thua se u fliste halleve me nge .Ishte një grua me shumë humor dhe hera herës fliste me djemtë e lagjes me ndonjë fjalë duke i ngacmuar ata me humor dhe nga të gjithë shokët e djemve  të saj thërritej  Shyq Harusha në dashni se dhe humori që bënte ajo  i gajaste së tepërmi ata. Ina zbriti shkallët me karrocën e vajzës në duar dhè u përshëndet me vjehrrën e saj e cila e kishte bërë zakon ta shihte atë nga maja e këmbës e deri tek flokët, vinte gishtin tregues mendueshëm  në gojë jo se e kontrollonte në veshje por i pëlqente që nusja e saj të dukej bukur e të krenohej me të. Ina e dinte që asaj i ish bërë zakon kjo punë dhe e ngacmonte duke i thënë ”Sot jam gadid kot “ se nuk ke për të hasur  shoqe në rrugë me u livdu me nusen tane. Ajo e dridhte muhabetin duke ndezur cigaren me ngut si për ti thënë asaj eh e ke në terezi ti, e mori hapin  ngutshëm për  të lëvizur se kishin një copë rrugë për të bërë. Gjatë rrugës vajza e vogël flinte e nuk u desh aq të merakoseshin për të .Ajo u skith gjatë rrugës vetëm nja dy herë dhe u zgjua vetëm kur mbërritën në shtëpi. Shtëpia ishte në zonën muzeale të Shkodrës një zonë mjaft e bukur tek “Dugajet e reja” ashtu e quanin banorët. Halla një grua e vogël mjaft simpatike e shkathët, ishte duke përgatitur  drekën. U përshëndetën dhe  filluan me kafe si për të hequr sikletin e rrugës. U ish bërë zakon tashmë sa herë që bëheshin bashkë .Bisedat ishin të ndryshme saqë e gjithë paraditja dhe dreka kaloi aq shpejt saqë nuk u vu re. Në orën 4 e 30 minuta të pasdites u bënë gati të iknin pasi dita kishte filluar të errej shpejt .U përshëndetën dhe kontrolluan vajzën a ishte e mbështjellë mirë. Ajo lëpihej herë pas here se i pihej e i rrotullonte  sytë e vegjël  si rruaza të vogla. Pasi u siguruan që ajo ishte mirë Ina e puthi të voglën në hundë i foli  nën zë shprehjet e saj përkëdhelëse që vetëm ajo i kuptonte , ato shprehjet tipike që mamat kanë në dashni për bebet e tyre dhe ska të dyta si ato, dhe kur dikush I dëgjon së jashtmi i vjen për të qeshur. Morën rrugën paksa të lodhura, dita ishte e ngarkuar ,plus pas dreke pa atë pushimin e zakonshëm. Gjatë rrugës aty afër xhamisë së plumbit vajzën e vogël e mori gjumi dhe vjehrra e Inës iu lut asaj ta mbante vetë karrocën. Karroca ishte  e lartë dhe fëmijën nuk mund ta shihje nga vetja. Ecën një copë udhë të dyja pa folur a thua se kishin bërë fjalë. Koha kish filluar të prishej e po ndihej se po fillonte të piklonte shi. Kishin mbërritur në Parrucë një lagje e vjetër, kjo në qendër ku ndanë bordurave nëpër trotuarë po bëheshin punime. Hera herës karrocën e çonim peshë në duar për ta kaluar e hera herës vjehrra e Inës e shtynte nga pengesat që haste  duke sharë nëpër dhëmbë me shprehjet e saj tipike, që po ta dëgjoje aty afër do gajaseshe së qeshuri. Meqënëse shiu filloi ta shpejtonte vrullin dhe nata kish filluar të dukej Ina u ngut të kontrollonte vajzën kur ç’të shihte vajzën nuk e pa në karrocë. Atë moment u mpak zëri filloj ti dridhej e ngutshëm pyeti vjehrrën e saj që mbante karrocën në dorë, ku është vajza?. Ajo habitshëm iu drejtua Inës dhe i thot me përtesë, cila vajzë moj? A din gjë ça flet mos u bëj e marrë. Ajo veçsa instiktivisht foli ashtu po vrap rendi para karrocës e Ina sakaq ia kishte dhëne vrapit nëpë trotuar duke kërkuar si e marrë  e të tjerë kujtonin a thua se i kishin rënë çelësat e shtëpisë .Ajo natë ishte me fat  se nuk kaloi disa metra më andej Ina pa përdhe një mbulesë të errët ku e mori ne duar vrik e kontrolloi vajzën nga koka se mos ishte e lagur si për të vërtetuar a ish larë ne gjak veprime të cilat I vinin instiktivisht, e nga ana tjetër me zor merrte frymë nga ankthi. Një zotni aty afër e pyet. Të ka tret gja zojè? Ina shkujdesur kthen përgjigje për të anashkaluar dhe situatën e krijuar aty për aty, jo jo asgja për me u merakosë më kishin ra disa rroba të vajzës nga karroca pas tronditjes që pat karroca prej bordurave të parregulluara. Natën e mirë zojë u dëgjua kalimtari teksa Ina nuk pati kohë ti kthente përgjigje se po ecte me vrap me vajzën në duar e luste pa pushim duke falënderuar shiun që filloi të binte e që i kish kujtuar të kontrollonte vajzën se mos lagej. Eci me vrap atë natë nëpër shi derisa mbërriti në shtëpi që e kish disa metra më larg duke iu ndalur fryma. Me të mbërritur pa i bërë zë askujt zgjidhi vajzën nga pelenat e kontrolloi mirë ndërsa e vogla akoma flintè si zog .E vogla tashmë është rritur dhe Ina atë e quan “Bija e shiut”  e shiun fatësjellës për të.