Rajmonda Maleçka (poezi)

Rajmonda Maleçka (poezi)
DITË - NETË DHIMBJESH
 
Në ditët me qiell
në ditët me shi
Në ditët me hënë,
në netët me yj,
ne ecim.
 
Prap loti e “çan” beben e syrit
faqen e bëri brazdë
Gjoksin kallkan,
e gjumin zhur,
me çurgën e shiut u bashkua, . . .
 
Ç’dhimbje
Shiu rëndë po e shkel sot tokën
E loti rëndë sot
Po më shkel mua.