MA THUAJ BURRASH
O mall I shkruar në gur,
Këmbanë që buçet
E më tremb në shpirt,
Hokatare e padenjë,
Që luan me mua çdo ditë
E qeshesh së largu tek më sheh
Ma thuaj burrash
Si të kuvendoj me ty?,
Çdo çast ,
Që të sjell ndërmend
Rendet , me ngadalë
Me zemër ti shoshis,
Se si kam me të prit?
Si erë që feshfërin?
Si një bubullimë?
A si një furtunë
Që më shkund?
Apo si këngë vaji ?
A varg që më përhumb?
Lërmë të gjej
E të përkund,
Barkut tē fkollët,
Qē me ty
Nuk po ngopet askund
Pastaj ik,
Ik e ktheu sërish tek unë,
Buzët
Ti kam vënë përfund
Me puthje kujtimesh
Të thërras,
Sa herë
Kur nē pritje nga pak po vdes
Mallin tënd ta rrok
Si përqafim në mungesë.
IKJET
Ikjet ,
Veç ikin ndër ikje,
E më kot,
Struken e stisen,
Të mos jepen në dukje
Mes dhëmbjesh,
Të fshehura ,
Ashtu pas puthjesh,
Të lëna përgjysmë
Në pritje,
Mes përpëlitjesh mërzish
Për ndarje ,
Klithmash të mekura
Angështish
Për të parë
Rikthimet që s’dihen,
Për të njerë,
Të njëjtat buzë prekje,
Që u lanë si hijet
Udhëve
Ahhh ikjet ,
Ku më të idhëtat,
Janë ato,
Që nuk njohin kthim kurrë.
UNË
Unë,
Jam në lulet e një fustani
Të paveshur,
Që pret hekurosjen e ditës
Zhubravitur nga marrëzitë
Unë,
Jam në zërin e ngjirrur
Të natës,
Që pret të nesërmen
Të bëhet më mirë
Unë,
Jam në ironitë e fatit,
Që pret kohën
Të shtyjë me gaz,
Dhe pse shpirti më sëmbon
Unë,
Jam loti I mbrëmjes,
Që thahet
Pas një gjumi të vonë
Unë,
Jam streha e vorfën e vetes,
Që prishet nga rrebeshet
Që në pabindje lëshoj
Unë,
Jam njëmijë të zeza,
Që mendoj vetëm të bëj mirë,
Por tē mirën
Rrallë herë e takoj.
E PAFOLSHME
E pafolshme
Asht ndjenja që fshihet
Në shpirt
Nuk do zhurmë
Se fjalët kanë ngecur
Tek sytë