Alicia M. García poete kubane me vargje në gjuhën shqipe (shqipëroi Angela Kosta)
Pelegrinë të thjeshtë jemi
në Tokë banojmë
Të gjithë të papërgjegjshëm
sepse për të nuk kujdesemi.
Rrugët tona krijojmë me egoizëm...
ndaj nuk i rezistojmë tundimit
të luftërave kaq të pakuptueshme
që kanë shkaktuar dëme të dukshme.
Asgjë nuk do të doja në këtë botë
veç të ekzistonte:
Jeta dhe qenie të adhurueshme.
Kudo shfaqet Paqja
dhe popuj gjithandej e pafund shpëton.
Kjo mirëqenie që shpirtin ma rrethon
tashmë trishtimin më largon.
Sytë e mi duke agimin vështrojnë
Rilindin si aurorë ndjenjash lumturie
në muzikën e ninullës që bashkohet
me pritjen rraskapitëse.
Dhe Paqja jehonën lëshon:
Përherë na bashkoftë Gjithësia!
Është ftohur dashuria nëpër botë
vetë altruizmi ka humbur.
Ku është mirëqenia?
Nuk ka mbetur veçse një mirazh!
Sa njerëz nga sëmundjet dhe uria vuajnë?
Kurse disa pasurinë e tyre shpërdorojnë
pa menduar për fëmijët dhe të rriturit
që nëpër rrugë enden
të uritur dhe pa bukë
pa asnjë kafshatë për t'u ngopur.
Me rrobat e tyre të palara dhe të grisura strehimin në rrugë kërkojnë
nën strehën pa çati pa u ngrohur nga dielli.
Si jetoni ju të kamur
në bollëk e mendjemadhësi
teksa njerëzia vuajnë në periferi?
Deri kur do t'ju mbijetojë
egoizmi tek vetvetja?
Përdoreni fuqinë e pushtetit tuaj
për të vobektët e mjerë të pafuqishëm!