Dibran Fylli, poezi

Dibran Fylli, poezi
HESHTJA
 
...shikim para pasqyrës,
për vitet që ikën sikur të mos ishin,
pesha e mendimeve,
rëndon mbi shpirtin e lënduar
si bora mbi gjethet e pemëve
 
...qëndron e heshtur,
e humbur mes detnash,
si anije piratësh,
duke kërkuar thesarin e pafund
të mendimeve për dashuri
 
...jeta na zbraz ngadalë,
derisa mëngjeset zgjohen,
diçka vije ngadalë e para kohe,
pikërisht aty ndodh lëndimi,
pushon kërkimi i dritëhënës,
në muzgun e së vërtetës,
para portave të kopshtit të dashurisë...