Anila Toto - PAFAJËSI...

Anila Toto - PAFAJËSI...
PAFAJËSI...
 
Një shi i butë ra sot në qytet
Pak më i butë se një pikë loti.
 
E bën gjithçka kaq të sinqertë
Sikur e nis nëpër udhë të zotit.
 
Një shi i ftohtë sa vetë qielli gri
E kthehet gjithçka në pafajësi...