Teuta Sadiku - Recension

Teuta Sadiku - Recension
Primo Shllaku
 
Kur Poezia pushon së qeni një strehë për mendjen ajo bëhet  mjet për të kuptuar kohën e shkuar, jetën që  jetojmë dhe botën që na rrethon.
``Nuk na intereson biografia e poezive, as viti kur janë botuar``- shkruan Kolec Traboini pasi ato vlerën e kanë pavarësisht kohës kur janë shkruar .
Poezia nuk ka kohë as hapësirë, ka vetëm ndjesi, vlerë,emocion΄sepse poezia jeton përtej kohës dhe hapësirës.Poezia  e Primo Shllakut bisedon me të kaluarën jo nga një pozicion kujtimesh por si një dialog kontemplativ,si një sintezë reflektimesh kulturore e filozofike ,një rëfim meditativ.Poezitë e Primo Shllakut  janë granatë e çsigurueme nën jastëk siç e pohon ai vetë në një intervistë në ``Java ``
 I lindur në një ambient me libra si nga i jati ashtu  dhe xhaxhai i tij ,atje në Gjuhadol  rriteshin  pena të heshtura në diktaturë por  mendje të mprehta dhe ai vetë jetoi si personazh mitik  edhe pse në prapaskenë.Duke u mbajtur fort pas shtyllave të besimit e dijes udhëtonte plot dritë ,por i padukshëm,pa parë dritën e botimit ,një përzgjedhje e vetëdijshme për mos flirtuar me sistemet e kohës , as mos u përndjekur zgjodhi të qëndronte larg kornizave ,kundër rrymës.
 Poezia nuk është një fosil në panteonin  e letërsisë por një pasqyrë e kohës .Në atë heshtje kohore ,që vetëm  heshtje nuk ishte,  akti i krijimit fillon si një ëndërr ,si një zjarrmi e brëndshme ku jeta i përkushtohet artit ,ashtu si dhe arti kërkon përkushtim jete .Por është krijuesi ai që hyn për të relativizuar kohën me përjetësinë e artit-  S.Hamiti
Aleksandra
Ai sjell me vete mollë ,
 shkrepse dhe  trokitje padurim P.Shllaku
Primo Shllaku  ishte i padukshëm nën dritën e botimeve ,po ky është çmimi i lirisë. Ai ishte i lirë,sepse i përket atij brezi poetësh që u rrit , u zhgënjye,por nuk u dorëzua.
1.Një karakteristikë e gjuhës poetike të Primo Shllakut është se nuk ka vetëm fjalë poetike por ka fraza poetike.
Mbeten në mendje vargjet për dashurinë , më tepër fraza poetike për dashurinë
Dashunia asht e lirë si dorë mbi ranë
Dashunia asht e verbën
si dorë e zhvokshun nga lëkura
dashunia asht e çmendur si dorë mbi mish
Dashuria nuk ka të tashme
Dashuria nuk ka të ardhme
Ajo ka vetëm të kaluemen
Të kam dash pra. P.Shllaku
Frazat janë ato që e bëjnë të veçantë poezinë e Primo Shllakut në ndryshim nga poezitë e poetëve të tjerë të cilët kanë fjalën poetike .
2.Një karakteristikë tjetër e gjuhës poetike të Primo Shllakut është paralelizmi gjuhësor ,bashkëvendosja artistike e elementeve të ngjashme gjuhësore në të gjithë nivelet leksikor, fonologjik, morfologjik, sintaksor dhe semantik.
Mbi ecjen tuaj të ngadaltë
Të shpejtë
Të pamë e të papamë
Kontrastet ngadalë – shpejt ,të pamë e të papamë
Paralelizmi leksikor  me përsëritje fjalësh me përballje sinonimesh dhe antonimesh gjendet në poezinë ``Dyshi``
Botë e futun në gjoks
Botë që shtjerret
Botë  që rri në zgrip
Botë që zgjat
Fjala botë përsëritet katër herë me kontraste  shtjerret/ zgrip
Paralelizmi semantik e hasim në po të njëjtën poezi në vargjet
Ajo jeton në shtjerrje gjithëherë
Jeton në zgrip ndonjiherë
Midis poetit dhe poezisë, egzistojnë mardhënie reciproke.Të dyja egzistojnë por nuk bashkëjetojnë. I gjithë proçesi i lindjes së poezisë ka një jetë para, të heshtur. I mbetur në universin e tij shpirtëror i mbetej vetëm mundësia për t`u tjetërsuar, nënshtruar.Në këtë kontekst poeti është fatalisht i dënuar të jetë ai që është.Ai nuk përjashtohet nga luksi i heshtjes,përndryshe e dinte shumë mirë se do ishte i detyruar për të shkruar për interesat ,ideologjinë e sistemit totalitar  .Heshtja ishte e vetmja shkencë.
Struktura gjuhësore poetike asnjëherë nuk ofron vetëm një kuptim po një shumësi kuptimesh.
Po sjell poezinë ``Arna Bore ``me një nënteksttë veçantë poetik,kunjësohen artistikisht poeti dhe natyra, bora në rastin konkret.
Poema "Arna Bore" është një reflektim i thellë mbi kalimin e kohës, ciklin natyror dhe përsëritjen e jetës përmes simbolikës së dimrit dhe sezonit të bardhë të borës.
Ajo shpreh një ndjenjë të pashmangshme të ndryshimit dhe ripërsëritjes së jetës, duke përdorur figura të fuqishme natyrore dhe figurative.
Poema është e ndarë në vargje të lirë, pa rregullsi të dukshme metrike, duke i dhënë asaj një ritëm të egër dhe të lirë, që përkon me natyrën e temës së ndryshimit të sezonit. Përdorimi i rimës së lirë ose mungesa e saj thekson natyrën spontane dhe të paanshme të ndjenjave të shprehura.
 Dita me borë: -Simbol i fundit i një periudhe, përfundimit dhe gjithashtu fillimit të ri. Bora shpesh simbolizon pastërtinë, pastrimin, por edhe izolimin dhe fundin e një cikli.  
Kuaj të mëdhenj me trokun epsharak: -Simbol i fuqisë natyrore dhe lirisë së egër, që ndrijnë në ajër gjatë udhëtimit, duke përfaqësuar lirinë dhe energjinë e pashmangshme të jetës.  
Zogjtë e ngrirë: -Simbol i ngrirjes së shpirtit, i ndërgjegjes së vendosur në një gjendje të përkohshme të pushimit, por edhe të shpresës për ringjallje.  
Gulshimi: -Një akt i zakonshëm i gëzimit dhe i shpresës, i ndërlidhur me jetën që vazhdon edhe në kushtet më të vështira.  
Skllopi i ndytë i borës: -Nënkupton barrën dhe pengesat që sjell dimri, por edhe rolin e borës si një përmasë e veçantë e natyrës që mbështjell gjithçka.  
Gurmet dhe vijat e rrotave:- Janë shenja të rrugës së kaluar, të përjetuara dhe të shënuara në kujtesë, që bëhen poezi e fundit për sezonin.
Poezia trajton temën e  kohës, ciklit të jetës dhe ripërsëritjes së natyrës. Përmes figurave natyrore, subjekti poetik reflekton mbi procesin e përfundimit dhe ringjalljes.
"Dita me borë" simbolizon një fund të një periudhe, por edhe shpresën për një fillim të ri, të mbushur me "arna bore" (borë të egër), që do të vijë në sezonin tjetër.
Metafora dhe simboli janë kryesore në këtë poezi. Për shembull, "gjurmët e tyne të murrme" dhe "vijat e rrotave" janë metafora për kujtimet dhe rrugët e jetës së kaluar.  
- Përdorimi i gjuhës së thjeshtë dhe të ndjeshme e bën mesazhin të prekshëm, duke lejuar lexuesin të lidhet emocionalisht me temën e përjetshme të ciklit të jetës.  
Onomatopeia (p.sh., "trokun epsharak" dhe "pjerdhin") shton një nivel të ndjeshmërisë sensoriale, duke sjellë tingujt e natyrës në qendër të vëmendjes.
Poema shpreh një ndjenjë të pranimit të natyrës dhe të cikleve të jetës. Subjekti poetic  është i vetëdijshëm për përfundimin e sezonit dhe përgatitet për rifillimin, duke reflektuar mbi pafundësinë e cikleve natyrore dhe të jetës vetë. Kjo është një poezi e shpresës, që në fund shfaq dëshirën për t'u rikthyer si një shpend i nxehtë në sezonin tjetër, duke simbolizuar rigjallërimin dhe përtëritjen.
"Arna Bore" është një poezi që kap natyrën e përjetshme të ndryshimit dhe përsëritjes. Përmes figurave të fuqishme dhe gjuhës së thjeshtë, na fton të pranojmë ciklin e jetës, të pranojmë fundin për të nisur një fillim të ri. Poezia përçon një mesazh të fuqishëm të durimit dhe shpresës, duke reflektuar mbi fuqinë e natyrës për të ripërtërirë gjithçka dhe për të na kujtuar se çdo sezon ka bukurinë e vet unike.
 
Nga Teuta Sadiku