Remzi Limani - Recension për librin poetik të autorit Arif Bizaxhi

Remzi Limani - Recension për librin poetik të autorit Arif Bizaxhi
FLAKADANI I SHPIRTIT POETIK

Kur flasim për poetët e arrirë, pashmangshëm na troket ndërgjegjja e mendjes së shëndoshë, për ta prezantuar poetin e njohur Arif Bazaxhi, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi poezisë, një poezi  veçane, me pak fjalë e shumë të thëna, duke e mbajtur ndezur Flakadanin Poetik, për të mbijetuar jetën si formë Qëndrueshmërie, Dhimbjen si formë fryme të këputur, Kurbetin si humbje kohe dhe Dashurinë si ushqim dietal, për të dashur dhe për të qenë dashur nga të tjerët. Së këndejmi, poeti, Bozaxhi, nëpër kohë nxori vjershërimet, të cilat po ashtu e fishkëlluan me kamxhikun e kohës së ligë për të gjithë ne, të cilët mbanim veshët në krah për zërin e së nesërmes dhe fjalën e kuvendarëve, pjesë e të cilëve ishte edhe poeti ynë Arifi. Pra, Arifi nuk ishte vetëm poet, por edhe veprimtar i kauzës kombëtare. Në këtë kuptim, poeti nuk heshti, duke i kënduar të djeshmes dhe të sotmes.
Tani, t'i kthehemi poetikës universale, të cilën poeti e skaliti me frymën e fjalës së ngrohtë, duke e shpalosur të bukurën si pjesë e pandashme e jetës dhe frymëzimit për të bërë jetë..., pra, si çdo poeti tjetër, edhe Arifit i troket muza e tij në dritaren me pamje kah shtegu i flokut të krehur dhe nëpër vijën e flokut të ndarë si grunajat.
Dhe krejt në fund, mund të themi se, Arif Bozaxhi, ka zënë vendin meritor në gjerdanin e poetikës shqipe dhe atë turke, sepse, Arifi paralelisht shkruan në të dy gjuhët – atë turke dhe atë shqipe.