ËMBËL THËRRET TOKA
N’aeroport çelet fytyra e lumturisë
Baca në Fron rrëfen dasmën e Lirisë
Ëmbël thërret Toka, shqip flet zemra
Dashuria e çiltër lexohet Brenda
Gjithë freskinë që e sjell stina
Mbi ty nurin ka qëndis natyra
Dielli i shtrin qerpikët n’agim
Mbi çdo rrugë e mbi çdo lendinë
Në zemrën tënde gjejnë folenë
Tek New Born në Prishtinë
Të qeshurat i flasin natës së vonë
Sa në Dardani sa n’Ulpianë
Cep më cep po t’i bie sheshit
Zemër jep shpata e Gjergjit
Shën Tereza me urtësi fal uratën
Për ata që e sollën Paqen
Në zemër të qytetit ku ligjërohet dija
Kolosi Anton me urtësi bën hije
Tek Verrat e Llukës falë mençurisë së tij
Mijëra fjalë e zemra u besatuan aty
Në Dodonë bukur aktrohet
Pjesë teatrale, mirë luhen skeçet
Pak thumbim për ngecjet e kohës
Pak shaka t ‘ecim me hap t ‘botës
Syrin e agut e zgjojnë ezanet
Pak më tej prajshëm falen psalmet
Të gjithë që lindëm mbi këtë
Komb e fe e kemi një Atdhe!
Valbona Ahmeti
10.07.2025 Prishtinë