SI DRITA E KALTËR QË PËRHAPET NË QIELL PAS SHIUT
Nga: IM SOL NAE- Presidente e Shoqatës Koreane të Letërsisë Botërore, Ambasadore e Akademisë Botërore tfë Etikës.
I shpreh urimet e mia më të sinqerta poeteshës Angela Kosta për botimin e përmbledhjes së saj poetike “Perla e Dashurisë” në Kore.
Si Zv. Presidente e Shoqatës Koreane të Letërsisë, Angela Kosta ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në letërsinë botërore, duke marrë pjesë në shumë antologji ndërkombëtare dhe duke përkthyer veprat e shkrimtarëve të njohur, në disa gjuhë. Falë përkushtimit dhe pasionit të saj, ajo ka luajtur një rol thelbësor në njohjen e bukurisë dhe thellësisë së letërsisë koreane në mbarë botën. Për këtë arsye, si Presidente e Shoqatës Koreane të Letërsisë Botërore, dëshiroj t'i shpreh respektin tim më të thellë dhe mirënjohjen time të sinqertë.
E lindur në Shqipëri, Angela Kosta ka vepruar gjithashtu në mënyrë aktive si Ambasadore e letërsisë dhe paqes në disa organizata kulturore jo fitimprurëse në mbarë botën, përfshirë: Poloninë, Marokun, Kanadanë, Algjerinë, Egjiptin, Meksikën, Rumaninë, Indinë dhe Jemenin. Aktivitetet e saj letrare mishërojnë vlerat universale të njerëzimit dhe përcjellin një mesazh shprese. Poezia e saj nuk është vetëm një shprehi e një gjuhe të rafinuar. Duke reflektuar mbi realitetet e vendlindjes së saj, ajo përballet me vuajtjen me sinqeritet dhe e shndërron atë në meditime të thella që zbulojnë shpresën përtej dëshpërimit. Vepra e saj kumbon si një dëshmi rilindjeje, paqeje, dashurie dhe dinjiteti.
Botimi tre-gjuhësh i librit “Perla e Dashurisë” në gjuhën koreane, angleze dhe italiane do t’i mundësojë mesazhit të saj të kapërcejë kufijtë dhe të arrijë te lexuesit në mbarë botën.
Dëshiroj t'i shpreh mirënjohjen time të sinqertë Dr. Kang Byeong-Cheol, President e Themelues i Shoqatës Koreane të Letërsisë Botërore, vizioni humanist i të cilit e bëri të mundur këtë botim. Shpresoj me gjithë zemër që ky libër të mirëpritet me dashuri nga lexuesit në Kore si dhe në nivel ndërkombëtar.
Edhe një herë, shpreh urimet e mia më të përzemërta për botimin “Perla e Dashurisë”, një vepër që sjell me vete një mesazh shpres përtej vuajtjes.
Nga: IM SOL NAE
Presidente e Shoqatës Koreane të Letërsisë Botërore, Ambasadore e Akademisë Botërore të Etikës