Emrije Krosi - Ese dhe kritika (Pjesa -I-)

Emrije Krosi - Ese dhe kritika (Pjesa -I-)
VISEVE TË ESEESTIKËS DHE KRITIKËS PJ. II
 (Ese dhe kritika), Emrije Krosi.
 
ARDIAN KYҪYKU
 
Tema: “Utopia” e njeriut modern/postmodern në “Incógnito-n” e Ardian Kyçyku-t
 
I huaji dhe armiku, ne e kemi parë atë në pasqyrë.
George Seferis, "Mythistorema"
 
Perceptimi i një vepre kur e lexon në bashkëkohësi, jo vetëm si eptim të reales dhe irreales apo edhe si ravgim ndërkuptimor, jo vetëm si vlerë  interpretimi, por edhe si një reagim i lexuesit për rrëfimet në (tej)kohësi, letrariteti i (Ardian Kyçyku-t), ngërthen kohë, histori dhe jetë njerëzore dhe disa të vërteta, sidomos për njeriun dhe vdekjen. Por vdekja, një kod i gjithëpranueshëm, sepse në çdo vepër të tij , qenia dhe shpirti autorial , janë thagma e fundit në rrugnajat e fatit, derikur njeriu duhet të pranojë vetveten, derikur njeriu duhet të besojë se fati është litari që na mban lidhur pas jetës, derikur njeriu rropatet për të kuptuar njësinë e Qenies së tij,  të ndarë nga njësia Supreme, për t`i falur jetës jetën (Dushi: 1017), se tharmi postmodernist, që ndërlidh ngjizjen e këtij romani nuk është thjesht një “individ” që (ri)tregon duke zhvendosur leksikun postmodern, por edhe proceset kontradiktore,  me/dhe veten radikalizohen në një unitet të pandarë, me qendërzim vetë-përcaktues të vetëdijes, duke sfiduar një lloj “cogito-je” term kartezian, se elementet postmoderniste, (Hacion: 1989), janë një postalterego e teorisë së inteletualitetit në tërë rrafshet e shkrimit letar.  Ka një  nyje lidhëse aksiomatike,  të karakterit të heroit (rrëfyesi/ i rrëfyeri) , është ai element që tregon qëllimin moral dhe raportin e subjektit (protagonistit) me objektin (temën) për të cilën flet, në marrëdhënie përfaqësore të kodit narrativ me elemente  postmoderne (McLeish: 2003).
***
Për të krijuar një pamje sa më të plotë të profilit të shkrimtarit , Ardian-Christian Kyçykun, si një shkrimtar , që nisi të botonte pas’90-ës, (shkruan në shqip dhe rumanisht, duke pasur njëherazi edhe karrierë akademike), lypset të qëmtosh më në thellësi të poetikës së tij,  pasi ka lëvruar si romanin ashtu edhe tregimin, dramën dhe skenarin për kinema.
Duke iu qasur romanit “Incógnito”, (Kyçyku: 2016), gjendemi përpara një enigme në bazë të këtyre elementeve: përshkrimi metafizik i fatit të njeriut, zbulesa e shpirtërores dhe (tej)shpirtërores,
raporti (khâ)vetja dhe (përtej)vetes  ku vetë nëntitulli [Copëza nga jeta e rojeve dhe anasjelltas], për të cilën autori shënon:
“Sipas disa fjalorëve të besueshëm, incógnito rrjedh nga incógnitus i latinishtes, alias dikush i njohur (i famshëm, i shquar), që udhëton nën emër tjetër, pa dashur të bjerë në sy. Ka edhe kuptimin person që dëshiron të mbetet i panjohur ndaj botës dhe të tjerëve, duke u fshehur, ose duke dalë nga dijenia e njerëzve”
                                                                                               Autori
Mënyra se si lexojmë, kur jemi vetëm me vetveten, sjellja e poetikës kulturore (Bloom: 2001), si pritje ideologjike,  duhet të jetë dhe një  “mashtrim estetik”, që i adresohet lexuesit vetmitar, projekt për mendjen dhe shpirtin dhe ndërvetëdijet e një të panjohuri (që ka harruar vetveten), apo hiqet kinse dhe ndërdyshas “rrëfen” për ekzistencën e së panjohurës dhe së padukshmes, në tri pjesë, të marra nga përmbledhja. Romani është një “zbulim” i njeriut që jeton për veten, nën iluzionin e ëndërrës dashurore surreale: (ri)zbulesa e njeriut-roje, përmes metaforës së armëve dhe plumbit, se dyshimi për të rrëfyer një roman me monolog, duke u çliruar nga çdo kohë (jetësore dhe letrare), personazhi/rrëfimtar (i gjithëditur) luan me termin roje/loje/Loji, emërton personazhin si Loji.  Nënvetëdija dhe vetëdija për të besuar se po kryen një detyrë të lartë, luan me plumbin, metafora që lidh jetën, ëndërrat dhe ngujimin.
“Nnë një kazermë perëndimore që të kujton mërgimin, gjatë një mërgimi që ngjan edhe me vdekjen në mungesë, edhe me çlirimin nga çdo e tashme, një i ri shqiptar, rritur me bunker në oborr, (me nofkën Incógnito) caktohet roje, ose thjesht çon një jetë në dukje të rëndomtë. Për vite me radhë, tek shpreson të kthehet në dashurinë e hershme, ai ruan depo armësh e municionesh, salla librash, veten, kujtesën dhe disa të panjohur, i rrethuar nga eprorë e bashkëkohës që ndonjëherë sikur mishërojnë vetë fatin, në një hapësirë e kohë ku njeriu ka arritur të mos kushtojë më tepër se një plumb”, (Kyçyku: 2016),
Duke besuar tek një ëndërr oshënari i ri, beson tek e rrejshmja, kësisoj bëhemi zotërues të kodit narrativ me elemente të romanitpostmoderne, që janë: parabolë e narratorit që vepron dhe rrëfen, (zëri narrativ në vetën e parë që shtrihet në kohë, koha narrative) jashtë kategorisë së frekuencës: të tregosh n herë atë që ka ndohur n herë (Genete: 2014), parabolë e narratorit që di dhe rrëfen, (ose narratori-personazh që vepron, sheh dhe rrëfen, për edhe funksioni narrator-autor, (narratori autodiegjetik), kurse ky lloj personazhi, vetëm sheh dhe rrëfen), parabola e  rrëfimi dhe përshkrimit,
parabola e kronotopisë si funksion i intertekstualizmit ( Kristeva: 1969), parabola e pastish-it , (shumësia e diskurseve), parabolë e double- cooding , (nënkupton realizimin e qëllimit që autori ka në veprat postmoderne, krijon një rrëfim të dyfishtë për lexuesin e interesuar për fabulën dhe një rrëfim paralel për lexuesin erudit, i cili e kërkon esencën e veprës), veprat e artit postmoderne u drejtohen njëkohësisht një publiku pakicë elite duke përdorur “kode të larta”, dhe publiku masë duke përdor kode popullore  (Jenks: 1968). parabola e kohës së tashme mund të quhet edhe koha e  “ngrirë  ” që realizohet nëpërmjet një sistemi deskriptiv/përshkues është një  kostelacion/yjësi fjalësh, i varur nga një koncept, ose një fjalë bërthamë (nucleus), ose zbulimi i kohës 0, ose si dëshmim  të ngjarjes së ngjarë dhe lindjes së matrices (Jorgo: 2021), kuptojmë nivelin e tekstit dhe funskionin e shenjës. 
(Ri)zbulesa dhe (de)kodimi i ngujimit dhe ankthit, duke monologuar me veten mes ngujimit dhe ankthit, përballë tjetrit dhe vetvetes, në marrëdhënie me veten, ai komunikon me plumbin, ankthi i ngujimit të një njeriu që pranon të tjetërsohet me dëshirë, jashtë dhe brenda bashkësisë (bashkëjetesës) për veten/përtejvetes me fatin e (vetëpërjashtuar) nga jeta sociale,  ku tjetri është një elipsë në paragrafin: shumë vetë, me përkëdheli e me një mllef bashkëjetese të detyruar, e ledhatojnë “Arma Dolores”. Nuk e vrasin mendjen për saktësinë e latinishtes, mjafton që nofka e saj të na kujtojë dikë të tipit armë kundër dhembjeve, ngujimit të tepruar në vete, sulmeve të çmendurisë, maktheve, tundimeve për të vrarë veten, ose kujt t’ia zërë, njëfarë nënë për të plagosurit”, f.17, se monologu i brendshëm, është një tenikë narrative, (ndërgjegjen e personazhit ) dhe zhanër narrativ, (vetëkomunikimi i heshtur i një mendjeje fiksionale), jë rast i kufizuar i narracionit në vetën e parë (Cohn: 1978),  një ngjashmëri narrative me romanin “Oh” të Pashkut, (autori vetërrëfen për ngërçin, makthin e vetëzolimit) zhdukja e autorit nga rrëfimi është një nga elementet karakteristikë për  monologun e brendshëm, duke e parë si një zhanër jokomunikativ  me lexuesin,  e cila reflekton marrëdhëniet jonarrative mes dhënësit e marrësit "brenda mendjes vetëkomunikuese të personazhit, dhe informatori (informuesi), që është komunikimi mes autorit dhe lexuesit (Tumanov:1994 ) , “zhukja”e autorit nuk është e munduar, por në (nivelin mikrokomunikativ), nuk mund të zhdukë nivelin e parë,  atë të komunikimit të autorit me lexuesin. Mëtimi i monologut të brendshëm është pjesë e iluzionit të vetëkomunikimit me lexuesin: “thjesht nuk dua të kem miqësi me ty. Po. Dua të kem miqësi me një të vdekur, me dy të vdekur, ose me një lugat. Ose me stërgjyshin tënd, ose me Hitlerin. Hiqmu sysh!... Përndryshe nuk do të isha bërë kaps në birucë, dhe pas dy javësh m’u duk se po nxirrja plumba, por në fakt po nxirrja një orë grash, që ai Zoti e di ku dhe kur e pata gëlltitur...”f.19, shembulli tipik i rrëfimit mbi bazën e monologut të brendshëm autonom, krahasimisht argumentohet, por në formë të përmbysur edhe me kapitullin e fundit [“Moli”/ “Uliksi], (Joyce: 2009), përtej gjuhës së përroit të ndërgjegjes, duke iu referuar këtij monologu të brendshëm me normat e gjuhës shqipe.
(Ri)zbulesa dhe (de)kodimi i dritës dhe errësirës, skëterra e makthit dhe ankthit është lidhur me shpirtin ku Uni dhe Ego-ja, (janë në konfikt) janë matrica sa të një enigme të frikshme njerëzore aq edhe të  shpirtit human/njerëzor (Incógnito është rritur brenda kullës si roje) se Kulla - roje, është: shpëtimi nga asimilimi i jetës jashtë kullës, frika e ndryshimit në një tjetër qenie (njeri), plotmëria invidualiste për detyrën, “njeriu i tepërt” të cilin shoqëria e përjashton përtej monologut, dashurinë e përjetshme, (dashurinë trupore) dhe dashurisë hipotetike në paragrafin: “Irisi. Irisi më pyeti: “Ç’pate kështu, shpirt?!” Iu përgjigja: “Asgjë. Paska çaste kur as vetëvrasja s’të nxjerrka në dritë...”Po shumë pak gjëra të errëta mund të të nxjerrin në dritë, qeshi ajo”, Irisi jo vetëm si dashuria e vetme  (hipotetike) e Incógnitos, është drita [Irisi=bebja e syrit], drita që përndrit shpirtin, drita që njeriu zbulon brenda errësirës së tij, plotëson dikotominë [dritë-errësirë], thyen pasqyrën e utopisë së ngujimit, jo vetëm të vdekjes si utopi, por edhe të ndriçimit shpirtëror dhe dritësor se eksiztenca e Jetës së Njeriut ndërvaret nga Univesi dhe Drita e Epërme, që shkatërron çdo kod të errësirës së ngujimit brenda kullës, në kërkim të shpirti univesial, pra çlirimi nga errësira (ngujimi) përsëri është utopi, se prania e dashurisë (Irisit) nuk është e mjaftueshme, përtej çdo matrice dhënëse dritë/dashuri, errësirë/utopi, për prof. Kristaq Jorgon, është matrica thelbësore  jo vetëm gjeneron gjithçka, ajo njëheri njëmendësohet në të tëra nivelet e tekstit, nga ai tematik deri në ata më formalë. Kjo matricë është vetëzhvilluese. Ka në gjenezë karakter unitar, por njëkohësisht përmban në bërthamë një strukturë di- apo multikotomike, që e shpërfaq në procesin e vetëzhvillimit (Jorgo: idem), pasi si përjetim vetëmbrojtjes, (vetëngujimi) ashtu edhe  parimi i përjetimit¸ esenca e brendisë tonë njerëzore  e jetës,dritës, zjarrit, shpirtit që gjenden brenda vetëvetes, por edhe si frikë nga tjetërsimi, por edhe mosgjetja e vetes në një tjetër rrethanë, kohore, historike sociale dhe shoqërore.    
(Ri)zbulesa(de)kodimi i tepricës, ëndërrës dhe vegimit, ligjërimi romanor, dukshëm rrëfen për dy kulla, a) Kulla e Rojës (kazerma perëndimore), ku  Incógnitos, si “ndëshkim” vetëizolohet, dëshira dhe instiktet seksuale  janë edhe dëshira shqisore,  (bebzat e dritës së Irisit) janë ekstaza delirante ose baza e homoerotizmit (Bloom; iden), por edhe si lojë e ëndërrës dhe vegimit, që vazhdon me teorinë e udhëtimit në të tashmen e përjetshme (koha X), b) Kulla e Telefonave, ose (roja i librave), mundohet të çlirojë veten vetëm nëpërmjet instiktit ose delirit erotik/të (pa)kryer.
 Ligjërimi i romanit rrjedh mbi tehun që bashkon e ndan metaforën nga e përditshmja dhe vendos një baraspeshë të çuditshme midis ngjarjeve, qënieve dhe sendeve të ngjashme e të kundërta, duke u dhënë mjaft fjalëve kuptime të pahasura më parë. Gjërat rrjedhin, herë si në ëndërr,herë si në zhgjëndërrherë si në vegim, herë si në të gjitha bashkë, brenda e jashtë një bote tashmë të globalizuar. Kaosi i mendimeve, i shprehjeve dhe i ngjarjeve hyn në qënien e protagonistit dhe i nënshtrohet fjalës-kyçe “anasjelltas”, që sundon natyrshëm nëntekstin e librit”,(Kyçyku: Idem).
 Krijimi postmodern dhe intertekstual (Alen: 200) shkon drejt kërkesës për një poetikë të hapur, që largohet prej normave ku sistemet janë përcaktesa të rendit zhanror, ku postmodernizmi e thekson më së shumti si një “definim të caktuar”, drejt  poetikave të hapura, ku strukturat teorike herë-herë janë të ndërrueshme bashkë me procedimet teorike (Bertens: 2012). 
Postmodernizmi konteston, jo vetëm  sistemet e qendërzuara dhe  të totalizuara si hierarki të mbyllura, por konteston edhe “rrënimin” , atë që  konsiderohet e paprekshme,  autori e (ri)modelon rreth një qendërzimi post-modernist, në formën e tepricës. Në ndërtimin e monologut, mes kohës reale dhe  asaj të kohës së ngujimit, që zgjat sa koha biologjike (rritet dhe plaket në ngujim), ai kërkon dijen dhe kohën (që e ka me tepri) por teprica është matricë e kohës letrare, është edhe izotopi në formë nënshtrese, apo ndërfutje tekstore"  (Lotman:1976 ) dhe stilistikore, ( e nënkuptuar) në çdo fjalë , "sui generis", gjeneron mijëra izotopi, të integrales tipike e të surplus-eve (Xhindi:2018), nëpërmjet Autorit Model të (Eco-s), autori shpalos rrëfimin se oshënarit, në të dy kohët (para ngujimit ishte vetëm një oshënar ngujues në kullë), ku vrojtonte nëpërmjet frëngjisë lëminë e jetës, ku njerëzia shkujdesur lëvronin si gjallesa të (pa)lira, dhe koha kur oshënari ëndërronte, jermonte, vegonte, (në fomë iluzioni) faktik dhe letrar, për të përshpejtuar veten drejt çlirimit seksual, shpëtimit(tjetërsimit) , por në fund refuzon. Oshënari që kërkon ëndërrën, ushqimin, lutjen, mbijetesën, në kurthin e (ç)’gjëndërrës, por refuzon shpëtimin,  tregon konfliktin mes Qenies (Njeriut) dhe Hyjit, (Krijuesit) se njeriu është në konflikt me lirinë e tij, vetëngujimi është edhe mosgjetja e vetes, në një ambjent tjetër të ri, si ai i demokracisë.
(Ri)zbulesa dhe (de)kodimi i mbijetesës nga mostjetërsimi.  Qëndresa e esenciales  në lëmin e poetikës së veprës, ku autori ngrihet mbi  normën e traditës duke kanonizuar mundësinë e diskursit, në një opozicion të një poetike të  hapur, ku strukturat verbale, mund të klasifikohen, si detaje  përfundimisht domethënës së brendëshmi apo së jashtmi, drejtimi përfudimtar për lexuesin është së jashtëmi, në përshkrimin e fatit, qenies tragjike të njeriut nën totalitarizëm, ku liria është mungesë dhe tepri, (për të lexuar libra, për të marrë kulturë, për të mësuar gjuhë të huaja etj.), ndërlidhet me fenomenin e shenjave verbale se të gjitha stukturat verbale letrare, se letërsia është një formë e specializuar e gjuhës, siç është gjuha,  formë e specializuar e komunikimit (Fray: 1990)
Brenda 24 vjetëve gjatë të cilëve shkruhet romani, kufijtë hapen; kazerma, ose mërgimi zgjerohen; poashtu edhe vendlindja, – në kahe e kohë të ndryshme, – ndërsa Incógnito jeton disa jetë, i bindur se vërtet “mund ta nxjerrësh njeriun nga mërgimi, por s’mund ta nxjerrësh më mërgimin nga njeriu”. Roja është shndërruar tashmë në diçka krejt tjetër; Incógnito nuk pranon të tjetërsohet edhe ngaqë di me përafërsi se sa të gjatë e ka jetën trupi i tij – dhe ndjen me saktësi se sa të gjatë mund ta ketë jetën shpirti i tij. Ai nuk del nga “hija”, duke vendosur që më mirë të mbetet “një askush i zgjedhur, se sa një dikush me një jetë të vetme”, (Kyçyku: Idem).
Kompetenca gramatikore, ka të bëjë edhe me topikën e ligjërimit, si objekt pragamatik, koncepti i izotopisë, (teksti koherent), ku vetë lexuesi mbërrin në përfundime të caktuara, se është strukturaizotopike,ajo që lejon përcaktimin e topikut, është “veprueshmëria e tekstit”, për lexuesin normal është jashtë kompetencave të tij, se vetëautori Model, e parashikon Lexuesin Model (Eco:1979 ), ku vetë autoi mendon shkallën e “hapjes” dhe “mbylljes” së tekstit. Tekstet e “mbyllura” kanë vetëm një mënyrë interpretimi, kurse tekstet e “hapura”kanonizojnë shumësi leximesh dhe interpretimesh, por autoi qysh në fillim luan me stukturalizmin e ngurtë, aq dhe me një lloj empirizmi sociologjist të semës “roje”, “lojë/loji”, fillimisht mua më ra roli i një rojeje. Një roje i pavarur, por jo i lirë, mund të them, një roje që nuk ishte me asnjërën palë, por që ruante e ruante pa folur, pa pyetur, pa kërkuar sqarime e shpjegime, njëlloj siç do të kish ndodhur po të ruaja vetë fatin. Të ziun, jo të mbarin. Një roje i fatit mbi vetveten, ose një roje i vetvetes mbi fatin”f. 133. Topika shenjore në raport me njësinë referenciale,  ekzistojnë tre rrokje  të ndryshme të teksteve, ( Geninasca: 1997),
rrokja  morale, (interpretimi enciklopedik), rrojka semike,(analiza e  tekstit duke mos ndalur vetëm tek niveli sipërfaqësor i shenjave), rrokja mbresore, (raporti ndjesor që teksti prodhon  mbi subjektin). Postmodernizmi “po  vdes” duke ia lënë kohës emërtimin e epokës së re, tash qarkullojnë shumë emra – performatizmi, metamodernizmi, dixhimodernizmi, post-postmodernizmi, po i përmend vetëm disa. Ndoshta duhen vite para se të arrihet një konsensus i vërtetë (Eshelman: 2014 ), forma  e një metanarrative  si teknikë postmoderne i nënshtrohet keqpërdorimit (Walker:1996 ), se brenda një vepre arti është krejt normale, sido­mos sot, kur arti shihet më tepër si kombinim sesa si krijim. Autori postmodern nuk e koncepton origjinalitetin si shpikje ex nihilo, por si mënyrë specifike e trajtimit të një objekti, në postmodernizëm shpjegimi  i këtij procesi kthehet në parim krijues dhe njihet me emrin  “poioumenon”, (Fowler: 1989).
“Thonë se tashmë njihni çdo të fshehtë të së ardhmes, lum si ju.
Thuhet se ke ardhur me mision...
Unë: Thuhet se nën çdo mision fshihet diçka tjetër.
Një zë: Po pse, nën diçka tjetër nuk fshihet një mision?!
Unë: Po nën mision mund të fshihet vetë jeta ime.
Një zë tjetër: Atëhere nën jetën tënde fshihet një mision.
Unë: Ke ti diçka të tillë?
Ata: Ke ti?!
Thuhet se, në fakt, gjithë kohën ke qënë këtu, por nën emër tjetër. Nga të dhënat del se ke vepruar nën pseudonimet Shpella, Arma, Oshënari, Roja dhe Libri. Ndërsa gjatë misioneve jashtë kufijve je fshehur nën pseudonimin Incógnito”, f. 172.
Ky lloj tëhuajëzimi, ka një koncept individualist, “individualizmi ” është konfiguracion ideologjik modern, (Dumont: 1997), për dekodimin e veprave të tilla luan rol: nënteksti, në shtresëzimet e të cilit synohet qasja drejt mesazheve të tërthorta, ndrëkallja  e ekuivalencës stilistikore dhe sintaksore, kornizat narrative kompozicionale dhe poetike rikuptimësohen, shenjohen paradokset semiotike të  (pa)kohësisë, si përndritja  nga Irisis (drita) me anë të dashurisë.  A është e mjaftueshme (vetja dhe dashuria), për  paqtimin e shpirtit për lumturinë, për Qenien Njeri??! Për Incógnito-n, nuk kishte pendim, ai ishte i lumtur, tërësisht i lumtur me Veten dhe lojën e ngujimit, pa pranuar të shëndërrohet, në njeri të lirë, por oshënari jeton në të tashmen e përjetshme, në kohën që ka krijuar vetë,  e ardhmja nuk ekziston.
 “Por shpejt m’u vegua një e vërtetë që më ngjethi. Gjërat më dukeshin të zeza dhe fajësoja kë mundja ngaqë isha i lumtur me Irisin. Fati, ose Loji im qe penduar, ose po luante ndryshe…” f185.
Si përfundim: një rrëfim që ndërthur edhe romanin eksperimental, edhe romanin monologist, mes absurdit të njeriut për të qenë vetvetja, udhëtimi bashkë me fatin, paçka se katarsisi nuk ndodh në formë “happy end-i”, njeriu është i prekshëm, i thyeshëm, i ndyshueshëm, qoftë edhe kur jeta e tij është  një utopi, dështim apo sukses. Ndryshimi i vetes, tek njeriu ose ndodh gjatë rritjes, ose nuk ndodh kurrë, por autori beson tek tjetërsimi së jashtmi, se së brendëshmi, njeriu është apriori qenie e prekshme nga fati biologjik të llojit të vet. Përgjegjësia shkrimore e Ardian - Christian Kyçyku-t, është tepër e lartë, pothuajse përzgjedhëse e një lexuesi elitar, që dinë të dekodojnë/zbërthejë jo vetëm kodet letrare por edhe kodet më të thella shpirtëroe të njeriut të sotëm modern.
 
BIBLOGRAFIA:
 
1.        Allen, Graham: (200), Intertextuality, Routledge-Taylor and Francis Group, London and New York.
2.        Bertens, Hans: (2015),  Koncepti i postmodernes, OM, Prishtinë.
3.        Bloom, Harold. (2001). How to read and why. New York, London, Toronto, Sydney, Singapore.
4.        Cohn, Dorrit; (1978), Transparent minds: narrative modes for presenting consciousness in fiction,
            Princceton University Press. 
5.        Dumont, Louis , (1997), Ese mbi individualizmin, “Korbi”, Tiranë
6.        Dushi, Ledia: (2017),  Ardian-Christian Kyçyku: autori që kërkon diçka të re…, “Mapo Letrare”, https://gazetamapo.al/ardian-christian-kycyku-autori-qe-kerkon-dicka-te-re/
7.        Eco, Umberto, (1979): Lector in fabual, Bonpiano, Milano
8.        Eshelman, Raoul, (2014), Performatism, the epoch after postmodernism. Symbol, No. 2, Tirana – Prishtina – Skopje, 2014.
9.        Fowler, Alastair: (1989), The History of English Literature. Cambridge: Harvard University Press.
10.     Geninasca, Jacque: (1997), La parole litterarire, PUF, Paris.
11.     Genette, Gerard: (2014), Diskurs i ri i rrëfimit, dy lindje & dy Perëndime, Tiranë.
12.     Jorgo, Kristaq; (2021), Parimi i matricës gjeneruese, (marrë nga muri i facebook-ut, 8 dhjetor, 2021)
13.     Joyce, James: (2009), Uliksi, përkth. :  Idlir Azizi, “Zenit”, Tiranë.
14.     Kristeva Julia, (1969); Le mont, le dialogue et le roman, Recherches pour une sémanalyse, Semiotike, Paris.
15.     Kyçyku, Christian -Ardian;  Ardian: (2016),  Synopsis, Haemus Press. http://ardiankycyku.blogspot.com/2017/01/incognito-copeza-nga-jeta-e-rojeve-dhe.html
16.     Kyçyku Christian -Ardian; (2016), Incógnito, [Copëza nga jeta e rojeve dhe anasjelltas], Bukuresht.
17.      Lotman, J. Mikhailovich: (1976), Struktura umetničkog teksta, “Nolit”, Beograd.
18.     McLeish, Keneth: (2003) A Guide to Greek Theatre and Drama, London
19.     Tumanov, Vladimir: (1994), Mid reading: unframed interior monologue in European fiction,
20.     Walker, Thomas:(1996), “Postmodernism and the study of the future.” Futures Research Quarterly.
21.     Xhindi, Ermir: (2018), Zhvendosjet anti-topike në lexim ose struktura e pamundur,(Seminari XXXVII ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinëdhe Kulturën Shqiptare, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës), Fakulteti i Filologjisë, Prishtinës, 20 – 31.08.2018.