PËR NJË KAFE A SHITET BURRI?
Ditët nuk kanë shumë ndryshime. Çdo ditë më duket e njëjtë, por shoqëria ndryshon nga dita në ditë. Ndryshojnë edhe fjalët. Nuk e njeh më askënd, bëhesh i huaj në shtëpinë tënde, të flasin si të ishe një mysafir i ardhur nga largësia, por nëse e keni kuletën plot, keni vend kudo, por nëse nuk keni, atëherë ç’të bëjmë ... Ah jetë … - Për një kafe a shitet burri?!, Po sot Lalushin po e tradhtojnë miqtë e vjetër për një kafe, sa çudi! Kafeja po, sheqeri i ëmbël dhe njeriu përherë kërkon të ketë shpinën e fortë, kuletën plot dhe të shijon frutat e ëmbla, po ashtu nuk do gjejë, nuk e besoj, po jeta qenka bërë skëterrë mbi sundimin e egër të Lalushit...
- Dita na duket muaj, thotë Lalushi dhe muajt, vit pas viti ecin... nga jeta e padurueshme, nga jeta e papërballuar këto vite lirie, nuk mjafton as dhembja, as buzëqeshja se mungon lira. Nuk ka liri të fjalës, ky është një defekt i sinqertë, prapë thotë Lalushi...
-Ditët ikin me një shpejtësi të reve te zeza, nata i mbulon hajdutet për te vjedhur çka i del përpara, drita i zbardhë të vërtetat qe dikush ka parë me strajca ne shpinë duke ikur matën rrethojës, janë egoistë, të marrë ata qe shkelin ditën dhe ndërrojnë me natën e turpshme.
- Sot ditët nuk ndryshojnë, po ndryshon rituali i tyre dhe emrat ne faqen e bardhë, viti ik në kalendar, bota po bëhet e vjetër, njeriu behët shpirt i keq,jetë gurë i zi kalimtare dhe e errët.
- Po niset Lalushi për në male për të prerë dru, por rruga ishte shumë më dëborë. Atë vit ishte një dimër shumë i ftohët, acari të ngrinte edhe qaji qe keni pirë ne mëngjes. Lalushi po e përgatitë kalin dhe kerrin për te ikur ne Zabel, aty ku kishte malin. Por atë ditë si duket pretonte të shkonte. Iku si me dy mendje, gruaja po e përshëndet, i bërtiti kalit dhe kali u nis, iku më vrap, e shikonte te shoqen qe mbeti aty me fëmijët e saj, por shpejt shikimi humbi në largësi…
- Lalushi arriti ne Zabel, por kishte bërë plot pesë orë për te udhëtuar deri atje, u ndal dhe filloi ta ushqente kalin, e keqja ishte se Lalushi kishte harruar sëpatën në shtëpi. Ah, tani si të gjendëm këtu, si të mbushi kerrin me dru, kur me mungon sëpata. Ah jetë, kur fëmijët dhe gruaja donë ngrohtësi në shtëpi, por për gruan ja bëj disi por fëmijët ata janë të vegjël, Lalushi filloi te mendoj më shumë, sa qe edhe nga të ftohtit dhe nga marazi i humbi mendja dhe po futej në një agoni, por para se të ndodhte kjo, ai tha:
,,Ditët janë të njëjta si para luftës të vitit (1998-99) ashtu edhe sot pas luftës të viteve në vijim’’…
- Lalushi ishte rritur jetim dhe i varfër. Në moshën e re i kishte vdekur babi dhe nëna. Ai nuk kishte pasur as vëlla e as motër . E vetmja lufta ishte ajo qe Lalushit i kishin sjellë rroba te reja, e ato i kishte gjetur në shtabin e Ushtrisë Çlirimtare ne malet e Zabelit ne Kosovë. Duke luftuar kishte pasur shumë ofensiva të ashpra më parë, por Lalushi ende pa u futur mirë në agoni tha: Po të ishte luftë nuk kisha pasur nevojë te vija ne male fare se armiqtë më kishin djegur shtëpinë e ishim ngrohur aty. Por ju kujtuan vdekjet, arratisjet e popullit te pafajshëm ne luftën e fundit qe ishte në Kosovë. Lalushi tha serish: Ne luftë nuk shkohet pa sëpatë, jo more pa armë’’ ai i gjori kishte mendjen tek sëpata po ju kishin përzier mendimet me luftën qe kishte marrë me veti çdo gjë, dhe shumë krijesa më frymë njeri, por as kafshët nuk ishin kursyer nga bishat e egra…
- Lalushit i iku mendja dhe po futet në botën e dytë. Agonia e mori me veti qe vetëm Zoti e di ku po e dërgon, por atë të varfërinë dhe jetimin…
- Luftës i doli ballë, nuk iku si disa të tjerët por tani fati po e përcjellë qe të sëmurët midis malit i vetmuar ku as gruan nuk e ka afër të paktën të shikon trupi e ti, ja lufta, ja shokët ja vetmia por mbi te gjitha Zoti i madh…
Vetëm ai mundet të na caktojë si do mbesim, e si do vuajmë por duhet te kemi mëshirë për idealin e atyre qe sakrifikuan për atdheun e lire. Por dita iku shpejt dhe Lalushi ende qëndronte ne agoni, nuk i vinte mëndja dot po të ishte dikush nuk do e kuptonte a ishte i vdekur a po i gjallë, tani terri kishte kapluar qiellin dhe ne shtëpinë e Lalushit qëndronte gruaja e ti, me një dritë të llambës se edhe rrymën ja kishin ç kyçur qe ca ditë, për arsye se nuk kishte bërë pagesën por burri i pushkës nuk kishte para por atë të korporatës nuk kishin petuar,inkasanti qe kishte kyçur rrymën në shtëpinë e njeriut të pushkës ishte ardhur nga largësi e Evropës, kishte punuar në shtetin e Gjermanisë, dhe kishte jetë te lart luksi, nuk kishte aspak mëshirë për të varurit, mos të flasim për drejtoret e kompanisë së energjisë ata me vetura te zeza por si nata e erret qe po e zë Lalushin tani njeriun gjysme te vdekur ne malet e Zabelit…
- Shtëpia e Lalushit ende po ndriçon por tani i erdhi fundi se llamba po e përfundon gazin dhe shtëpinë e mori terri, tani gruaja ta pret ne terr burrin e saj, e ndërsa ai i fjetur ne male por në agoni pa e kuptuar se çka ka ndodhur...
- Mëngjesi erdhi për Lalushin shpejtë e për familjen e ti ishte sa njëmijë-vjet. U zgjua Lalushi nga ajo ëndërr e keqe, dhe ju duk se ishte ende ajo ditë e cila kishte ardhur pa e kuptuar fare qe kishte kaluar një natë aty vetëm ne mal, por tha: ditët qenkan të njëjta, por dhimbja me ndryshe. Ai po fillon të mbledh disa dega qe kishte len më parë, por po futet me thellë ne mal dhe gjeti disa dru të prera si duket kishte hyrë dikush të vjedhë dru ne malin e Lalushit dhe ende nuk kishte arritur t’i merrte drutë, por për Lalushin kjo ishte mrekulli...
- O Zot të faleminderit qe ty po kujdesesh për mua, vetëm nga ty gjeta mbështetje se nga te tjerët me harruan, por po i palosë drutë në kerrin e ti, por e nisi kerrin dhe po ec, plot pesë orë beri deri tek shtëpia, gruaja kishte mbetur pa fjalë e pa gjumë duke pritur te shoqin ter natën, fëmijët po e pyetnin ku është babi?...
- Ajo duke ju thënë se tani do vjen sa për t’i ngushëlluar fëmijët për t’i zë gjumi. Mëngjesi e sjelli Lalushin në shtëpi gruaja e shqetësuar që nuk kishte ardhur burri, e ndërsa Lalushi as qe dinte qe nuk ishte kthyer në shtëpi mbrëmë, por gruaja ju drejtua: Mirë se erdhe burri im, çka të ndodhi qe nuk erdhe mbrëmë në shtëpi, Lalushit i iku mëndja u hutua mbeti pa fjalë si nuk paskam ardhur, mua me duket dita e njëjta, ditët për mua nuk po ndryshojnë si dje, si sot po me kalon jeta në male. Atëherë duke prerë, dru tani duke prerë dru, jetën nuk po e kuptoj e aç më pak njerëzit e në veçanti shokët e mia...
- Gruaja po e rrëfen se kur kishte shkuar, për natën se si kishte pritur, për fëmijët. Lalushi u mërzit shumë dhe tha: “Ditët janë të njëjta për çdo vit, vetëm ndërron plaga dhe ne vjetërsohemi çdo ditë nga pak…