Meri Bo - PËRJETËSIA!

Meri Bo - PËRJETËSIA!
PËRJETËSIA !
 
Ky det
që bashkohet me diellin
ka valë të kaltra
dhe një dantellë të bardhë me onde.
 
Vala frikacake, ngre shkumën lart
sepse e tremb perëndimi.
 
Rëra
bëhet e kuqe
dhe hijet, drita dhe deti
përqafojnë njëri tjetrin.
 
Vetëm dashuria e magjeps mistikën.
 
Cili pasion i bashkon vallë dashuritë
dhe cilat përkëdhelje?!
 
E di,
është koha, të ndaloj pak hapat !