Rosy Gallace - POETËT JANË TË VARFËR (Shqipëroi Irma Kurti)

Rosy Gallace  - POETËT JANË TË VARFËR (Shqipëroi Irma Kurti)
POETËT JANË TË VARFËR
 
Poetët janë të gjithë të varfër,
megjithatë, të pasur me ëndrra,
me fantazi, me emocione
që gati askush nuk i blen.
 
Poetët dhurojnë vite me fjalë,
i lënë ato pezull në hapësirë
ashtu si miliona meteorë
dhe kur në një natë me hënë
të plotë ndonjëra prej tyre bie,
zemra e poetit ndalet për
t’i dhuruar një ëndërr, një
dëshirë dikujt që s’ka mundur ta blejë.
Shqipëroi Irma Kurti