Emi Krosi - Vështrim për romanin "edhe kjo është pjesë e jetës"

Emi Krosi - Vështrim për romanin "edhe kjo është pjesë e jetës"
Emi Krosi
Për romanin “edhe kjo është pjesë e jetës”
 
Tema: Përmasa e lirisë dhe (pa)lirisë, në romanin e Dibran Fyllit
 
Ndonjëherë njeriu e ka të vështirë, të shkruajë për kujtimet e tij, sepse jo vetëm se i “lëndon” kujtimet e hidhura, por letërsia memoariste është ndoshta dhe më e sinqerta, aq më shumë kur merr përsipër të rrëfejë në diskursin facion, por kujtimet kanë një peshë të madhe. Ndonjëherë, kjo lloj letërsie ka një konotacion tjetër, sidomos kur dimensioni i lirisë, tejkalon dhe "dimensionin njerëzor", por përtej dimensionit të saj, përmasohet (ri)dimensionimi i lirisë së absurdit në globalizëm. Kjo ndihet tek romani i Dibran Fyllit “Edhe kjo është pjesë e jetës”, një rrëfim gati klasik për ilir Kosovën dhe Ridën, dy të rinj lutëtarë të UÇK-së (një temë fondamentale dhe e pa tjetërsueshme e çdo shkrimtari dhe poeti Kosovar) , ku dy luftëtarët kaluan bashkë betejat për çlirim, Rida humbet këmbët, por dashuria e tyre, kapërceu gjymtimin e saj duke i bekuar me një familje.
 
Linjat e romanit janë:
a) përmasa e lirisë, (përshkuhet përmes betejave të luftëtarëve të UÇK-ës ) në pragrafin: betejat e rrepta që zhvilloheshin pothuajse çdo ditë në mes forcave armike dhe Ushtrisë Çlirimtare, fitimtar ishin çlirimtarët edhe pse jo të barabartë në krahasim me armatimin e armikut, ku koha rrëfimtare ka këto përmasa:
-përmasa e parë e lirisë : ( shtrirja përtej kohës së pakohë, si dimesion letraro-poetik Universal);
- përmasa e dytë e lirisë; (koha njerëyore , që nuk ka përcaktesë fizike por hitorike [lufta e UÇK, që çoj në krijimi i shtetit të Kosvës me nota autobiografike autoriale]);
- përmasa e tretë e lirisë: (njëmendësia dhe realiteti ku jeta jetësore pëson ndryshimet, përmes kthesave të menjëhershme të saj, janë anatema sa sociale aq edhe iluzive).
c) fuqia morale dhe njerëzore e dashurisë, (që sendërtohet përmes dahsurisë), në citimin e mëposhtëm: “të dy mezi po prisnin që të takoheshin prapë, qoftë edhe për kohë të shkurtë, sa për t’ia përsëritur njëri-tjetrit fjalën liri, Atdhe, dashuri...Këta kishin dy qëllime, njëri për çlirimin e Atdheut e tjetri për dashuri që u kishte lindur në ditët e vështira të prag luftës. Kjo u kishte kaluar në qëllim jetësor të dyve”.

Liria nuk është vetëm dimesion fillestar i njeriut, por një dimension jetësor. Liria është frymë, fjalë, jetë, ëndërr, ajër, kohë, histori, dimension, patrajtësi, filozofi, mendim, cak por herë- herë ligj dhe (pa)kufi. Nëse për Sartrin; " njeriu është i dënuar me lirinë" , sepse liria ka rregullat e caqet e saj, që njeriut rebel i duket si një "xhungël", liria me rregulla, për Ilir Kosovën që qëllimisht, autori e ka përmasur përmes emrit + mbiemrit:
- vetë emrim Ilir (Ilir-Iliria) + Ilir që (lidhet me emrin Ilir), pra njeri i lirë = me mbiemrin [Kosova]. Vetë etimologjia e kryepersonazhit, pothuajse na shpjegon të gjithë ligjën fabulore të saj.
- elementet memoarstike+autobiagrafike, përbëjnë dhe dimensioni e vërtetë se Liria sa [është e çmuar për çdo gjallesë, ashtu dhe për njeriun], dashuria është ajo që e humanizon akoma më shumë lirinë, në botën modern, ku liria çdo ditë rrezikohet nga (pa)liria.
Në mënyrë specifike njeriu dhe liria kërkojnë që qenia për veten të jetë një qenie për vetveten dhe jo për të tjerët, një qenie për të tjerët ndodh kur njerëzit e pranojnë moralin e futur nga të tjerët, një qenie në vetëvete thotë, ai ndodh kur njeriu/njerëzimi nuk do të heqë dorë nga liria, se nuk është aftësia për të bërë fizikisht çfarëdo që dëshiron, por për të përcaktuar vetveten dhe për të krijuar vlerat e dikujt tjetër, pra të komunitetit shoqëror ku jeton.
 
Linja tregimtare na rrëfen:
- raporti dhe marrëdhënia e individit me lrinë/palirinë (tashmë kjo marrëdhënie ështëzhbërë, vetëm si konotacion kohor në diakroni dhe sinkroni rrëfimtare),
- raporti dhe marrëdhënia e njeriut me të vërtetën dhe vetëveten,
- marrëdhënia e autorit me shkrimin si rrëfim memoaristik (si qëndresë ndaj humanizmit dhe jep zëshmëri ndaj harresës), për të vërtetën historike, që lexuesi i sotëm ta receptojë atë, pa manipulime politike dhe historike.

Romani na rrëfen dhe artin ushtarak. Përmes toponimeve të vendbetejave, nëpërmjet personazheve: Iliri Kosova/Rida/Nëna e bunkierit/Picimuli/Çupi. Autori ka përdorur standardin dhe me një të folme të vendlindjes, përmes:
fjalëve vendorë: kablushe/tepihë/gacatore/picimuli/kidnapuarve:
togfjalëshat:flokëverdhë /sorrëshkinë /liridashës /shpirtzinj /flokëkaçurrelin /urdhërdhënësit /minahedhës /radiolidhje /gjakderdhje /shumëpritur /nënshkruar /qindvjeçar /radiolojën /granatahedhës/bashkëluftëtarët/mijëravjeçarë/shumëvuajtur/liridashës.
 
Sëfundmi: kur flasim për lirinë, gjithmonë mendojnë se liria është e pacenuehsme, por liria për Kosovësn pati një çmim shumë të lartë gjaku. Autori, përmes rrëfimit të çlirët jetësor, na tregon se liria rrezikohet çdo ditë. Ajo duhet të mbrohet, por liria është një foshnje që vetëm rritet në çdo kohë. Liria është Universale. Romani ka rrjet bosh që duhet të mbushet me një lloj imazhi dhe diskurs psikologjik, në formën e rrëfimit post/modernist, sepse vetë njeriu endet mes absurdit dhe kotësisë, dhe liria është foshnja që “rritet” bashkë me njeriun.
 
©Copyright EMI KROSI.