CIKËL ME LIRIKA DASHURIE
PENG DASHURIE
Shkoj larg ndër kujtime
tek bridhja aq i lumtur,
vrapoja e i gëzohesha jetës
kur asgjë s'më pat humbur.
Ndërsa tani bie shi,
e s' mund të jem si një herë,
nga një peng dashurie
që mbi natën vjell vrer...
S' jam asgjë pa dashurinë,
që zemrës i ka munguar,
mbetur shkëmb mes detit
prej dallgëve thërrmuar...
Sa shumë më vret ky mall,
tek ty dua të fluturoj,
me hapat e tu, moj mike
ditët e dikurshme të rizgjoj...
ZJARRI I PASIONIT
Shikimi yt më dehu,
si verë e vjetër...
Si kupë me lotë,
m'u derdh në zemër.
Ah, buzëqeshja jote
më përcëlloi heshtur,
që nga majë e flokut,
gjer poshtë në thembër.
Si shpellë kusarësh
buzët e tua,
më vodhën çdo thesar,
dhe fjalët " Të dua"...
Gjinjtë e tu të fshehur
nën bluzën ngjyrë gri,
thithkat tek m'u shfaqën
si të ëmblat qershi.
Trupi yt i hajthëm
ku derdhen flokët- ujëvarë,
drita e zbehtë e hënës
i ktheu në margaritarë.
Pa kur me naze ecje
duke tundur vithet,
si tërmet nëntë ballësh
thellë në dhè më zhyte.
S'TË THASHË DOT DY FJALË
S' të thashë dot dy fjalë,
s' të mora ndër krahë,
dhe pse kisha aq mall,
si me dëborën e parë...
S' t'a thashë ,sa të dua,
ike shpejt si një flutur.
Ndjenjave përhumba
si një Kupid i mundur...
Po treten me mjegullën
sytë dhe flokët e tua...
S'të thashë dot dy fjalë,
s' të thashë ,sa të dua...
Po tretem me vesën,
tjetërkund do lind,
si krehër për flokët e tu,
e syve t'iu bëj dritë.
S' t'a thashë sa të dua,
dashuria s'thuhet me fjalë.
Murit me kokë i gjuaj,
që s' munda të të mbaj...
27- 1- 2020
KUR TI TË VISH
- Kur të kam ndër sy
kreshpërohem si luan-
Dita që shkon pa ty,
sa një jetë më ngjan.
- "Ti je dielli im,
simfonia që dëgjoj.
Je parajsë e bardhë,
gjithësia që më mbulon."
- Do të palos si fletë,
në gjoksin tim.
Do shuaj dhe yjet,
me një përqafim.
- " S' ka pafundësi t' na ndajë.
Je gjithësia që shoh.
Nga sytë e tu marr gjelbërim,
thesar i zemrës, për ty rroj!"
- Do të thith buzën,
si dielli thith tokën.
Do ti marr buzëqeshjet,
t'i bëj kurorë për flokët.
Do të flas siç ujërat,
i flasin zabelit.
Do prehem mbi ty,
si në kopsht t' Edenit.
Do jetoj tek ty,
gjer në pafundësi.
Se gjithçka në botë,
jemi unë dhe Ti!
MIRË SE VJEN, DASHURI
Mirë se vjen, dashuri,
në shpirtin tim papritur.
Unë do jem aq i pafajshëm,
sa një shenjtor i ndritur.
Në zemër ty do të të mbaj,
Si një diamant i fshehtë.
që netëve zgjohet dhe më jep,
një përqafim të nxehtë.
Në gji do fsheh nxehtësinë,
me yje do rend nëpër natë.
Të ndezur ta mbaj dashurinë,
në shpirt sa më gjatë...
Në sy bukurinë do mbyll,
ta kem ndër ëndërrime.
Si kaprolle e dehur në pyll,
të rrahë kjo zemra ime!