Rubjana Nika - poezi

Rubjana Nika - poezi
NË KËTË VIT TË RI...

Këtë Vit të Ri
po ndihem shumë e brishtë,
pa ty nënokja ime
qenka tejet e vështirë.
Në këtë vit që po vjen
shpirti nga pak trishtohet,
rrudhat nga pak shtohen
jeta nga pak shkurtohet.
Në këtë vit shpresash,
diçka më shumë kërkojmë,
jetë,siguri,
që jetën ta shijojmë.
Në këtë vit trazirash,
që  përjetuam frikshëm,
një Vit të Ri pa luftra,
vit ethshëm të pritshëm.
Në këtë vit të ri,
që shpresat po rënkojnë,
një botë më të mirë
për brezin e ri urojmë