Teuta Sadiku - Për poetikën e Hamdi Skejës

Teuta Sadiku - Për poetikën e Hamdi Skejës
Në Egjiptin e lashtë ,një nga bibliotekat më të hershme i mirëpriste  vizitorët me një tabelë në derë që shkruante "Shtëpia e Shërimit për Shpirtin",kam lexuar diku.Ajo që ka nevojë për terapi shpirti jam unë,nuk do ishte keq po të hapja një biznes e të shpëtoja shpirtra të tjerë.
Kam në dorë një qenie(kafshë) të brishtë me lëkurë ngjyrë  trikuazh , me përvoja individuale,nga një pikënisje kohore në 2022,në një udhëtim që do t'a quaja Shkollë Jete.Kështu e lë shpirtin tim të lirë në këtë udhëtim për t'u shëruar vetë, dhe jam  me fat nëse kthehet përsëri tek unë për të ndarë reagimet .
 
“Ishte një ëndërr e madhe  dashurie,
por ëndrra mbeti  ëndërr,
ndaj e morra ëndrrën e dashurisë dhe e bëra të përjetshme në vargje poezie !”
Hamdi Skeja
 
Hapja e librit është një aktivitet zhbirues e zbulues ku kopertina është lëkura e cila mban brenda të lidhur një sistem të tërë nervor. Poezitë janë organet,fjalitë janë vena e kapilarë , kurse fjalët janë gjaku  nëpër  të cilin  qarkullon kuptimi .
Titulli” Jetoj brenda një gruaje"është një simbol bashkëkohor i egzistencës së ndërvarur.Gruaja nuk është objekt estetik,por një hapësirë ,një hapësirë tensioni,jo përkufizim.Një qasje me teorinë filozofike kjo me teorinë  e Heidegger-it ku qenia nuk është e izoluar,por egziston në një botë tjetër.Kjo është një qasje sa etike aq dhe egzistenciale.Një jetesë brenda tjetërsisë,një territor ku projektohet vetëdija mashkullore.Poezia ka braktisur emërtimin e drejtpërdrejtë dhe ka zgjedhur shenjën e hapur, shumëkuptimëshe,ky është një mekanizëm epistemologjik.
Simbolika është  ndërveprimi i kuptimit të ndryshueshëm, i negociatave që ndodhin midis lexuesve dhe asaj që lexojmë, në mënyrë që të kapim të patreguarën edhe kur ajo errëson  një pjesë të së tërës,po aq sa zbulon  një tjetër.
Çfarë nuk tregohet, këtu është se subjekti poetik, po shkon përtej vetes ,drejt një ontologjie të zhdukjes së vetes ,i shkrirë tek tjetri, do mendojë dikush nga ju.
Nuk dua ta besoj se subjekti poetik zhduk kufijtë identitarë dhe egziston vetëm brenda tjetrit.Shfletoj faqen e parë e lexoj me vëmendje poezitë.Më duhet ta argumentoj për ta hedhur poshtë narrativën emocionale të  rënies në infantilizim.
Në poetikën e Hamdi Skejës Simboli në letërsinë bashkëkohore shqipe kalon nga një simbol tragjik,  ( mbijetoj përmes kujtimit A.Podrimja ) në simbol universal,ku dhimbja  mund të mbahet nga gruaja.Kjo është një strategji egzistence.Letërsia shqipe bashkëkohore  ka përftuar simbolin bashkëkohor ,që nuk idealizon gruan, nuk e dramatizon skajshëm,por e koncepton si vend të qenies, deri atje sa shkon përtej tij drejt një ontologjie të zhdukjes së vetes.A kemi këtu një kthim infantil?
Jo, subjekti poetik nuk pushon së jetuari dhe fshihet brenda trupit të gruas.Subjekti poetik mbetet i vetëdijshëm,kjo është një formë e mbijetesës  së vetëdijshme.Ai zgjedh bashkëqenie ,bashkëegzistencë ,jo izolim. Kjo është etika e cënueshmërisë,jo infantilizëm.Subjekti poetik  së pari jeton ,aktiv.
së dyti  jeton brenda ,jo si regres infantil apo varësi psikologjike.
Subjekti  poetik nuk e sheh  figurën e gruas si  amësore,as  si strehë naive .
së treti
Gruaja nga ana tjetër nuk është një strehë naive ajo jepet si forcë mbajtëse,jo biologjikisht por simbolikisht, si figurë  e qëndrueshmërisë ,e vazhdimësisë së jetës,por në marrëdhënie bashkëegzistence.
Gruaja që jeton brenda meje ,
Unë brenda saj...
Të ngjitur  si pema  me rrënjët e saj të ligjit natyrë.
Natyrë është edhe ajo
(Ajo që më jep jetë, jetë që i jap edhe unë )
mes vargjeve.
Hamdi Skeja
Cirlot një autor spanjoll në librin e tij “Një fjalor i simboleve “ shkruan se simboli i mirëfilltë është një realitet dinamiki mbushur me vlera emocionale dhe konceptuale,pra me jetë të vërtetë.
Alegoria është ndërtim me kuptim  të fiksuar dhe të përkthyeshëm,kurse simboli është shenjë me kuptime të hapura që nuk shterohen në një interpretim.Edhe në vëllimin  poetik “Jetoj brenda një gruaje “ kuptimet mbeten të hapura për t’u interpretuar sipas çdo lexuesi.
 
Teuta Sadiku