Rexhep Halimi – Cikël poetik (Përgatiti: Abdullah Troshupa)

Rexhep Halimi – Cikël poetik (Përgatiti: Abdullah Troshupa)
REXHEP HALIMI
 
Rexhep Halimi, i lindur më 23. 4. 1954 në Dumnicë të Poshtme të Besianës. Shkollën fillor e kreu në  fshatitin e lindjes, të mesmen, në gjimnazin në Besianë, ndërsa studimet i kreu në Fakultetin Filologjik – dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Me krijime letrare ka filluar të merret që në shkollën fillore.  Poezinë e parë “Maji” e botoi në vitin 1971 në gazetën “Rilindja”- faqja për fëmijë. Po ashtu Rexhepi është marrë edhe me artin dramatik ku ka qenë anëtar i SHKA-s “Josip V. Rela” në Besianë. Që nga viti 1974 punon  në procesin edukativo arsimor, në kuadër të shkollës në Dumnicë të Poshtme, ku ka formuar grupin letrar me emrin “Kadri Kadriu”. Ndonëse me shkrime është marrë që herët, shumë krijime të tij ia ka shkatërruar lufta e fundit në Kosovë.
Rexhep Halimi  është në pension dhe jeton në Dumnicë të Poshtme në Besianë.
Rexhep Halimi ka botuar këto vepra:
“Rreze e thyer”, botoi “FAD” – Prishtinë, 2017;
“Buzëqeshje në mesditë”, botoi “FAD” – Prishtinë, 2018;
“Lulet e prillit”, botoi “FAD” – Prishtinë, 2019;
“Këngë të pa kënduara” botoi “FAD”- Prishtinë, 2020;
“Kur vdekja gabon” botoi LSHK, Prishtinë, 2022;
“Tokë e premtuar” botoi SHB “Prokultpress”, “Biblioteka Simfonia e fjalës”, Prishtinë, 2023;
“Dëshirat tona” botoi SHB “Prokultpress”, Prishtinë, 2024.
 
DY SHOKËT
 
Kush i pari
Nget me vrap
E zë vendin
Me një hap
 
Unë e ti
Jemi të parë
Se sot ne
Do bëjmë garë
 
Ata të tjerët
Që janë pas nesh
Duket se i kanë
Veshët në lesh
 
Kur të bie
Ajo fishkëllimë
Veç unë e ti
Mirë e dimë
 
Ndoshta mësuesi
Na ka në hatër
Dy na edhe dy këta
E bëjmë garën mashallash
 
Sikur mësuesi të na flet
Në rend të parë do na qet
Shembull neve do na ketë
Se e nisim lojën vet.
 
MAÇOKU DHE MIU
 
Një ditë maçoku
Zuri një mi
Sa çelë e mbyll sytë
Miun e ka përbir
 
Miu dhe maçoku
U dukën si në lojë
Kur i pash që të dy
Maçokun me mi në gojë
 
Maçoku miun e lazdroi
Mendoi i shkreti se do shpëtojë
Pa një e pa dy
Maçoku në dhëmbë e shtrëngoi
 
Pastaj në tokë e lëshoi
Luajti me të sa mundi
Iu duk të shkretit mi
Qielli i ra përmbi.
 
VËLLA E MOTËR
 
Aloha e Maeli
Janë vëlla e motër
Ata luajnë me lodra
Gjithë ditën e lume
 
Kukullë oj kukullë
Sa je e bukur
Aloha kur këndon
Maelin shumë e do
 
Vëlla e motër jemi
Sa shumë lodra kemi
I rendisim me kujdes
Sa bukur kukulla buzëqeshë
 
Kështu vazhdojmë lojën
Derisa nëna na thërret
Në tavolinë buka na pret
E ushqehemi me bukë të nxehtë.
 
Përgatiti: Abdullah Troshupa