BUKURI DHE TRISHTIM
Në një tokë të vetmuar të shkretë
Në orët e ngadalta të mesnatës
Duke parë lulet e lodhura
Në kryqëzimin e ditës me natën,
Zogjtë që kthehen në fole në radhë
Teksa mbrëmja shpërfaq ngjyrat e saj.
Drita e hënës që sipërfaqen e ujit puth
Në ujëvarat e hijshme duke lënë gjurmë.
Një tingull të veçantë heshtjeje ka
Në pemët që si kulla ngrihen lart
Mund të ndaj me ju më tepër se këto
Kur në sytë e tu unë shikoj.
Kur një pemë rrëzohet në pyll
A bën vallë ndonjë zhurmë?
Nëse askush nuk e dëgjon
Do të thotë se heshtja mbizotëron?
Apo i gjithë pylli ndoshta mbart
Thirrjet e kësaj peme të rënë
Përmes rrënjësh ajo zhvendoset
deri në palcën e tokës
Dhe pastaj përmes gjethesh
Në të gjithë atmosferën
Për vdekjen e një peme, lot
derdh, edhe universi vetë.
Hëna arratiset, fshihet në re
Yjet qiellit ndihmë i kërkojnë
Kafshët mblidhen dhe përreth
Pemës së rënë seç kuvendojnë
Gjithkush për pemën shqetësohet
Përveç nesh, qenieve njerëzore!
TË DUA SEPSE TË URREJ!
Të dua sepse të urrej
Dhe të urrej sepse të dua
Unë të urrej,
Sepse nuk mund të t’rezistoj
Dhe gëzimin tim s’mund ta kontrolloj
Kur për ty mendoj
Unë të urrej
Sepse më mungon e nuk dua t’më mungosh
Kurrë nuk kam dashur të miqësohem me ty
Sepse e di që të dua
Dhe të dua sepse të urrej
Dhe të urrej sepse të dua ...
Të urrej
sepse zemra më del nga krahërori për ty
Dhe nuk dua që zemra të arratiset për ty
Dhe të urrej
Sepse të puth
Sepse të përqafoj
Dhe s’mund të rezistoj pa të puthur e përqafuar...
Nuk dua të të puth dhe të t’përqafoj
Unë dua të të rezistoj
Kështu, të urrej sepse të dua
Dhe nuk dua të të dua sepse të urrej
Por dua të të dua sepse të Dua!
Marrë nga libri dy dygjuhësh “Love can wait-Dashuria mund të presë”, 2023, të poetes nga Pakistani NAILA HINA. Vepra u përkthye në gjuhën shqipe nga IRMA KURTI.