KUR DETI ËSHTË VETEM
Prapë ka mbetur vetem deti
Nxitojnë pulëbardhat me tabaka në duar
T’i sjellin,
Kafen e mengjesit
Varkat në majë të gishtave
Ndalen një çast butësisht ta puthin në buzë
T’i peshpërisin,
Si u gdhive, i miri ynë?
Në qetësinë e ëmbël të agut
Rendin valët të shkundin bregun nga supet
Të zgjojnë ,
Plazhin që fle i përgjumur
Të gjitha rrinë të fshehura
Mes rerës ku mbulonin këmbët e tyre vajzat
Ku s’mbahej
Gazi i shfrenuar i fëmijëve
Rëra hesht e diçka murmurit
S’e hap gojën për sekrete e shikime mekatare
Që ndiqnin ,
Neriadat kur laheshin
I vetem erdha tek ti,o det,këtë ag
U ndala këtu në breg si një hetues misterioz
Të kërkoj,
Gjurmët e këmbëve të saj
SA DUA...
Një perëndim mistik me dhimbje nostalgjie më josh
Më rrok shpirtin e lënduar dhe më mpleks një endërr
Shtyn retë fytyrënxira të ditës hipokrite që më lodhi
Më deh në gjoksin e tij, si puthja që të fal një femër
Dua të jem në këtë ceremoni që të ëmbëlson shpirtin
Larg syrit të çakërritur të interesit me një qeshje cinike
Larg orgjisë se çmendur të politikaneve tanë si Sirena
Ca çaste vetem më lini, të prehem te natyra ime fisnike
Të harroj botën e shthurur,i revoltuar, miku im Hamlet
Te magjia e perendimit të lumturohem pak këtu në det
Të pres hënën time dhe yjet bukuroshe,me gushën dritë
Të dalin edhe Neraidat, me vajzën e valeve që më pret
I miri diell u lodh në ditët e gjata të verës
Dha terë ngrohtësinë dhe dritën shkelqim
Tani po çlodhet pak në prehrin e vjeshtës
Melankolik, i hutuar,i joshur në endërrim
Vjeshta po e fsheh shpesh në krahët e reve
Të mos ia zbeh bukurinë dimri që po vjen
E,tokën bijën e tij,i hedh një qilim verdhosh
Në pranverë t’i ngroh farat e jetës që flenë
Vjeshtë e çuditshme e me trille dhembshurie
Shpirtin ta çjerr nostalgjia,mister përendimet
Gjethet të ulen befas si pëellumba përmbi supe
Të thonë:Ja po vjen dimri...Shijoji tani agimet
Kjo vjeshta ime i bën me të mëndueshme yjet
Fustanet i do me ngjyrë portokalli e të kuqeremta
Më të turpshme ma bën hënën e pak të trishtuar
Dhe në shpirtin tim ca pika agonie hedh brenda
Vjeshtë,në krahët e tua dua edhe unë të prehem
Me nostalgjinë e me endrra të verdha në gjumë
Të shoh mjergullën dinake tek zbrett nga malet
Ky dimër...Kockat e shpirtin do m’i ther me shumë
ENGJELL GJELBERIMI TË BËRI...
-Për mikun tim të paharruar,inxhinierin e pyjeve Kristo Kaurin-
Mbretëresha e Gjelbërimit të lindi
Dhe të bëri të bukur shumë
T’i ngjash asaj
Mbretëresha e Gjelbërimit të lindi
I mori sytë e Syrit të Kaltër
Dhe ti t’i dha
Mbretëresha e Gjelbërimit të lindi
Shtatlart si pyjet e Tropojës
I qeshur siValbona
Mbretëresha e Gjelbërimit të lindi
Zë bilbilash mblodhi për ty
Të ligjeroje si ata
Mbretëresha e Gjelbërimit të lindi
Mblodhi ngjyrat e luleve
Dashurinë të gatoi
Tani,ah, të mori për engjell të gjelbërimit
Ta lumturoj shpirtin tend
Në Parajsën e saj