Poetja greke Eva Petropoulou Lianou me vargjet e saj në gjuhën shqipe
Ajo është gjithashtu Presidente për Greqinë në Shoqatën "Mille Minds of Mexico", Ambasadore Ndërkombëtare e "Magazine Namaste Indi", Këshilltare dhe Kryeredaktore në Revistën "Hubei - Kinë", Këshilltare dhe Anëtare e bordit redaktues "Las Olas del Arte" në Belgjikë, Presidente dhe Përfaqësuese e Greqisë në Global UHE Peru, Ambasadore Botërore e Akademisë Ndërkombëtare të Etikës në Indi dhe Kryeredaktore në Revistën "Akeroni" në: Greqi e Vietnam.
Para se të ekzistoje
veç një mendim ishe në shpirtin tim
dhe para se të flisje fjalët e tua i dëgjoja.
Për vite vetmia
shoqëruesja ime njësh me yjet është bërë
ku dëshirat i shpreh akoma duke shpresuar.
Para se të të takoja
parfumin tënd njihja
e para se frymë të merrje
shpirtin tënd ndjeja.
Zogjtë shoh...
lutem e dëshira vazhdoj të shpreh
Para se të imagjinoja
një rreth vizatova
aty brenda ty dhe veten time shoh
kaq e mbrojtur, e bekuar.
Para se të më puthësh
buzët e tua ndjej
trupi yt si rruzull zjarri
gadalë më djeg.
Ti largohesh... por unë
kurrë nuk do të them lamtumirë!
Një shpirt i lënduar jam
ndaj qaj ditët e dikurshme.
Për puthjen tënde
mai më ka marrë.
Trupi im me dhimbje rënkon
sepse ti kurrë nuk e ke prekur...
Kam humbur kaq shumë shanse
ngaqë veç ty të dua.
Buzët e tua prek
e vetme në këtë natë
si kujtimin tim më të bukur përjetë do ta ruaj.
Një shpirt i vetmuar jam
në kërkim të dashurisë
e nga kjo kurrë nuk do të kem frikë.
Sepse Ti je Çelësi për të hapur....thesarin...
e tek mua veç shpresa mbetet...
Ndonjëherë zgjohesh
dhe nuk gjen aspak forcë
për të dalë nga shtrati.
E vetmja nuk jam që ndonjëherë
të kaluarën shpesh kujtoj.
Por edhe të tashmen shoh
dhe thjesht veten pyes:
Çfarë kam bërë gjithë këto vite?
Më besoni...
shumë njerëz të njëjtën pyetje
në mendje kanë.
Veten në pasqyrë shikoj
dhe asgjë nuk më pëlqen
por ky është reagimi i 90% i njerëzisë.
Kjo është Jeta!
Ne kështu e quajtëm
një mrekulli e bukur ditë e natë.
që vjen... dhe shkon...
Dal jashtë diellin vështroj
një ditë të bukur kalofshi o njerëz!
Buzë detit shëtisni
mendoni pozitivisht!
Ju vetë vendosni
nëse do të jeni të lumtur apo të trishtuar
Jeta të gjithëve u përket
ndaj asnjë manual nuk ka
si ta jetosh apo të kesh sukses.
Ne luftojmë çdo ditë
dhe nëse dashurinë gjejmë në këtë udhëtim atëherë mund ta konsiderojmë veten
se jemi me fat.
Vazhdoj të ëndërroj...
Vazhdoni dhe ju të besoni
sepse mrekullitë ndodhin në të vërtetë.
Është kush mund t'i mbijetojë asaj.
Në një bllokim... në një avari...
apo në një situatë të vështirë...
Bota nuk është kush e ka Pushtetin
por kush e ka aftësinë për ta kapërcyer atë. Mundësia për të kuptuar një situatë
dhe për të vazhduar luftimin.
Bota nuk është të jemi bashkë
por duke qenë të ndarë
e të vazhdojmë të respektojmë
për një mbështetje... për një shpresë
për një të ardhme më të mirë...
Kjo është bota ime!