Hamid Nazarkhah Alisaraei (Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta)

Hamid Nazarkhah Alisaraei (Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta)
POETI IRANIAN HAMID NAZARKHAH ALISARAEI I PËRKTHYER SHQIP NGA ANGELA KOSTA
 
Sot sjellim për lexuesit vargjet e poetit dhe gazetarit iranian Hamid Nazarkhah Alisaraei.
 
Hamid Nazarkhah Alisaraei (Adonis Dodestani) ka lindur në vitin 1978 në qytetin Kuchesfahan (Iran). Ai është poet, shkrimtar, gazetar dhe studiues i kulturës popullore. Hamid ka qenë Anëtar themelues dhe përgjegjës i Komitetit të Shoqatës së Poezisë dhe Letërsisë Kochesfahan nga viti 2002 deri në 2007. Ai ishte gjithashtu Anëtar themelues dhe përgjegjës i grupit "Kochesfahan" nga viti 2011 e deri më sot. Aktualisht është drejtor i Institutit të Kulturës Gil në Kochesfahan.
Nazarkhah botoi librin e tij të parë me poezi në vitin 2018 në gjuhën Gilaki me përkthim persisht nën titullin “Wind Lullaby” nga shtëpitë botuese Gil dhe Dilam. Në vitin 2021, Hamid ishte organizatori dhe sekretari i edicionit të parë të Festivalit Kombëtar të Tregimit të Shkurtër (Çmimi Alisaraei) si në seksione falas ashtu edhe në ato speciale me temën e Coronavirus (Covid 2019). Poezitë dhe shkrimet e tij janë botuar në botime të shtypura dhe elektronike në Iran dhe vende të tjera në gjuhët gilaki, persiane, arabe dhe angleze.

NËNA IME ËSHTË UNIKE!

Nuk kam qenë kurrë poet
megjithatë, ajo ndan
një ose dy të qeshura me retë natën
Vuan së bashku me peshqit në det
dhe plagët e tyre...
Ofron supin për t'u përlotur
në këmbë mes maleve
dhe përqafon qiejt lart pa hapësirë
Mund ta puthë erën me gjithë fuqinë e saj
dhe të më përkëdhelë kokën
derisa të mos kem frikë.
Teksa flet gjuhën e shegës
në përvuajte lulëzon
të cilat çdo natë më mbesin në mendime
sepse unë kurrë nuk kam qenë poet
Megjithatë, ajo është unike:
Nëna ime!
 
-Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese, gazetare
-Preparato e tradotto in italiano da Angela Kosta scrittrice, poetessa, saggista, critica letteraria, redattrice, traduttrice, giornalista