Koshy K. Mathew - Cikël poetik (shqipëroi Angela Kosta)
Në vargjet e tij Dr. Mathew na bën të përkundemi në brendësi të botës së madhe, të mrekullueshme dhe magjike, në të cilën shpirti ynë gjen strehim. Nëpërmjet këtyre vargjeve të të shkëlqyera, poeti na çon në peizazhe mjaft të rralla, ku ndjenjat e forta përzihen me emocionet e trupit tonë, derisa ndërgjegja arrin në karma dhe shpirt, duke shkuar përtej qenies tokësore dhe duke u strehuar në përjetësi me vetëdijen që askush nuk mund ta prekë këtë bashkim të pazgjidhshëm. E gjitha kjo i bën vargjet spetakolare dhe madhështore, Unike, të kompozuara me mjeshtëri dhe magjepsje në të gjithë qenien e tyre. Dr. Mathew arrin të prekë me majat e gishtave pragun e madh të të pamundurës dhe të paarritshmes të Dashurisë dhe Lumturisë të pandara Përjetësisht.
Dr. Koshy K. Mathew, ka botuar shumë kërkime shkencore në revista mjekësore kombëtare, e gjithashtu është cituar në shumë revista mjekësore ndërkombëtare prestigjoze, shtatë prej të cilave, janë të parat fushën e shkencës mjekësore. Dr. Mathew i përkushtoi 46 vitet e jetës së tij profesionale, në një rajon rural në Indi për përmirësimin e popullsisë rurale. Ai ka shkruar dhe botuar 59 libra, 39 nga të cilët janë libra me poezi në anglisht. Këshilli i Lartë Akademik Ndërkombëtar i Letërsisë Angleze i dha Dr.Mathew Çmimin e madh "Kampioni i Botës". Dr.Mathew është një nga fituesit e Çmimit Letrare "Naji Naaman" për vitin 2021. Poezia e tij është kryesisht mistike dhe shpirtërore. Poezitë e tij janë publikuar në të gjithë botën, duke i dhënë pasqyrim dhe një vizion të ri, më të mirën e jetës njerëzore. Poezia e tij trajton kryesisht shpirtin njerëzor dhe sferën përtej shpirtit njerëzor. Poezia e tij përmban gjithashtu zbulime dhe vizione të reja. Ai konsiderohet si një nga poetët mistik më të mëdhenj bashkëkohorë, ndaj krahasohet me poetët më të mëdhenj mistikë të së shkuarës nga kritikët e shquar letrar. Romanet e tij malajalame janë mesazh kundër të këqijave sociale dhe padrejtësive.
Librat e tij me poezi në anglisht janë: "Për dashurinë time dhe për pikëllimin tim" (2000), "Jasmine dhe vajtimi i shpirtit" (2000), "Drita në errësirë" (2001), "Poezia shpirti im" (2001), "Parajsa në tokë" (2002), "Udhëtimi" (2011), "Poezitë e zgjedhura të Dr. K. K. Mathew" (2014), "Si të shoh" (2018), "Si perceptoj" (2018), "Shpirti im këndon" (2019), "Shpirti im lulëzon" (2019), "Shpirti im jehon" (2019), "Shpirti im përshpërit" (2019), "Shpirti imbuzëqesh" (2019), "Shpirti im i ëmbël" (2019), "Shpirti im shkëlqen" (2020), "Shpirti im Ndriçon" (2020), "Zemra ime këndon" (2020), "Zemra ime e ëmbël" (2020), "Zemra ime vallëzon" (2020), " Shpirti im vezullon" (2020), "Rrahje zemre" (2021), "Lulet e Shën Valentinit" (2021), "Poezia e shpirtit" (2021), "Lumturi" (2021), "Mjalt poetik", (2021), "Shpirt visionar" (2021), "E vërteta poetike" (2021), "Prekja e shpirtit" (2022), "Perla e Poezisë", (2022), Udhëtim poetik (2022), "Degëz" (2022), "Shi poetik" (2022), "Jehona dashurie" (2022), "Shtegu poetik" (2023), "Druri i Artë" (2023), "Dridhje e Përjetshme" (2023), "Eufoni" ( 2023), "Ritëm për dashurinë", (2023).
Recensionet, Kritikat dhe studimet e poezive më të shkurtra të Dr. Mathew nga tetë Letrarë dhe studiues të shquar u botuan në librin "Bota brenda botës".
Poezitë e Dr. Mathew janë botuar në revista dhe libra ndërkombëtare të poezisë, duke përfshirë revistën më të mirë të poezisë. Poezitë e tij janë përkthyer në serbisht, spanjisht, polonisht, maqedonisht dhe malajalamisht. Më 19 gusht të vitit 1974 ai u martua me mjeken gjinekologe Elizabeth. Ata kanë dy djem: djali i madh, Avinash, është mjek Kardiolog i cili punon në Ministrinë e Omanit, ndërsa djali më i vogël Anoop, është biznesmen në Dubai.
DISA KRITIKA LETRARE PËR DR. KOSHY K.MATHEW
1) Poeti afrikan: Ikemesit Duff:
Nderim për Ju poeti madhështor i kohës sonë!
2) Studiuesi Indian Suresh Chandra Dwivedi: Ju i përkisni linjës së poetëve si Tagore, Tulsidas, Kabirdas. Ju mirëpresim në gamën e madhe të emrave me famë.
3) Poetja amerikane Annie Johnson:
Ju keni shkruani poezi mjaft të bukura, shumë frymëzuese për dashurinë, në të cilat pata privilegjin e madh t'i lexoj.
Përqafoj shpirtin tuaj për poezi të tilla, ku gjendet thellësia dhe pastërtia e dashurisë. Jeni një poet jashtëzakonisht i talentuar, sepse trasmetoni një mesazh të madh për njerëzimin. Duke lexuar gjithçka që shkruani, kam mësuar shumë nga poezitë e juaja. Shpirti im gllabëron gjithçka që shkruani. Përkushtimi im ndaj poezisë suaj kufizohet nga lidhja shpirtërore fetare me shpirtin tuaj mbi ndjenjat tokësore. Në to gjithmonë shkruan shpirti juaj.
4) Poeti shqiptar Delo Isufi:
Shkrimi juaj i bukur është plot ndjenja fisnike. Poezia juaj përmban muzikalitet dhe filozofi. 5) Poeti dhe studiuesi nga Sri Lanka Dr. ULM Ismail: Dr. Mathew është fituesi i zemrës njerëzore, me mendimet e tij të përhapura pozitive, në mbarë botën!
6) Poetja ndërkombëtare kroate Jasna Gugić e vlerësuar, e përkthyer dhe e botuar në mbarë botën: Dr.Mathew është një njeri vizionar me mendim humanitar, një artist i mrekullueshëm, pasionant i cili zotëron njohuri të thella dhe aftësi të larta letrare në art. Ai është gjithashtu një nga poetët më të mëdhenj dhe më të fuqishëm në botë.
7) Poeti spanjoll Trinidad B. Sullivan:
Vargjet e juaja qetësojnë shpirtrat tanë doktor i shpirtrave. Poezia juaj është ilaç hyjnor, çdo tingull, është një pëshpëritje nga Zoti, një përkëdhelje qiellore, që shëron plagët tona nga e përjetshmja.
8) Girija Nair: Rrjedhë e mrekullueshme e mendimit. Penë brilante! Natyrë e rrallë që gjendet në një nga miliona.
PERCEPTIMI HYJNOR I DASHURISË
Dashuria përtej trupit, mendjes,
madje edhe vetë shpirti
Ndoshta është e dukshme në Parajsë
por në shpirtra shkëlqen,
pranimi i thellë i dashurisë
Ndihet kaq ëmbël midis të dyve,
Njësh... Unike.
Perceptimi hyjnor, përqafimi i të dyve
Në një vend diku përtej yjeve, të lumtur, Ndjenjë, të dyja të ndërlidhura,
Çudi kjo e dashurisë.
Ndjenja është më e ëmbël se çdo gjë
Vetëm për të shijuar dhe tretur
lavdinë e dashurisë
Asgjë tjetër nuk shprehet më tej,
edhe pse ka mundësi.
Kthehet në një dashuri të papërsëritshme
që trasformohet kaq e vërtetë
Thellë... brenda, aty ku
dy shpirtrat me njëri - tjetrin përqafohen.
PËRQAFIM SHPIRTI
Një çudi,
mund të konsiderohet nga shumë njerëz
por me të vërtetë ndodh kur ka vërtetësi.
Në dashuri, është thjesht e brendshme,
pa të jashtme Manifestime,
heshtja është Thelbi,
vetmia Forca,
pa aktivitet fizik është përtej edhe mendja,
pa qenë zemërthyes,
por shpirtrat janë të emocionuar,
sepse shpirtrat gjallërohen
janë gjithmonë aktivë.
Kjo është vërtetë melodia e jetës,
muzikë e ëmbël ku
Dashuria luante shumë shpesh,
me ndjenjën e vërtetë të dy Shpirtrave
duke përqafuar njëri - tjetrin,
vërtet Momenti më i lumtur
aty ku zemra dhe trupi nuk mund të futet. Ndjenja e dashurisë
i tejkalon të gjitha emocionet
si Vallëzime Shpirti,
ndjenja fort jehon në natyrë,
Askush nuk e di përveç të dyve,
asnjë ankesë, pa psherëtima,
pa zemër thyer,
askush tjetër nuk e di,
Askush që t'i ndalojë.
Dashuria u jep energji të dyve,
Krijuesi i bekon ata dhe jetët e tyre qiellore.
SHPIRTI I DASHURISË
Një kapitull i ri parashikohet në jetën e njeriut
Është më i rralli në jetë,
është kaq e vështirë të ndodhë,
por ndodh përgjithmonë
në ata që jetën realizojnë
bashkë me Zotin plotësisht mirë,
teksa kuptojnë Inferioritetin e kësaj bote tundimet dhe pasionet,
duke e ditur shumë mirë dhe duke shijuar Superioritetin e Dashurisë së Shpirtit
midis çiftit
Të cilët përafrohen nga Zoti,
përzgjidhen nga i Plotfuqishmi,
nga perceptimi dhe mençuria hyjnore;
Kjo dashuri e madhe
përtej përshkon trupin dhe zemrën e njeriut, kurrë mos i cëno shpirtrat njerëzorë.
Jini aktiv gjatë gjithë kohës
shijoni lumturinë hyjnore.
Është ndjenja e vetme e madhe, e këndshme, që përcjell aromën e dashurisë
dhe e përhap atë ëmbëlsisht përgjithmonë. Dashuria nuk vdes kurrë, jeton
edhe pas ndarjes fizike
dhe ai trupit nga shpirti.
FOSHNJAT
Pafajësia shkëlqen në zemër
e reflektuar në fytyrë
Vesa mbush shpirtin,
me transmetimin e dashurisë së shenjtë Hyjnia vjen mbi kokë;
një ndër engjëjt ng Parajsa solli në tokë
si embrion në barkun e nënës,
duke lindur thjesht me një të qarë
duke parë të madhërishmen Botë
për të jetuar në të
ëmbëlsisht si Foshnja,
që di vetëm të buzëqeshë ose të qajë, Mrekulli, Krijimi i Zotit, më i miri...
Me dashurinë e tij e krijoi
Vetë dashuria hyjnore u ngjiz
për të krijuar foshnjat,
Rrituni deri në skajet e botës.
Ëmbëlsia dhe Dashuria,
dy parametrat e foshnjës dhe fëmijës,
që sjellin lumturinë maksimale
në zemrat e njerëzve
me Specifikimin që njerëzimi dhe mirësia
të lulëzojnë në të ardhmen,
për të anuluar forcat negative që shfaqen.
KOHA
Pa fillim dhe pa fund, ajo vazhdon Pandërprerë, shtyrje e vazhdueshme
Ndaj Vazhdoj
i puth të gjithë: të varfërit dhe të pasurit njësoj... pa pasur nevojë për shpërblim
Kushdoqoftë, e bëj plotësisht falas,
ngadalë dhe butësisht
eci, milje e milje për të ikur
Fatin për të takuar
asnjëherë i rrahur dhe asnjëherë i lodhur, gjithmonë i freskët dhe energjik
Si vrapuesi më i mirë i Maratonës,
tre herë ushqehem në ditë:
mëngjes, drekë dhe darkë
ushqimi është shoku më i mirë,
shoqërues për të gjithë;
ka pësuar shumë goditje zemra,
zemra të thyera shumë
nga krijimi i dashurisë
dhe milionave dashuri të humbura.
Shumë fytyra të buzëqeshura shoh
dhe shumë të dëshpëruar,
që i pëlqejnë njësoj
lotët e gëzimit dhe të pikëllimit;
koha është Shëruesi më i mirë
për çdo plagë në zemër dhe në shpirt.
..................................................................................
Nei suoi versi Dott. Mathew ci fa svolazzare in un'enorme mondo magico e splendido tra i astri, dove trova alloggio la nostra anima. Tramite i suoi splendidi versi, il poeta ci conduce in tali rari paesaggi, dove i forti sentimenti si amalgano con le emozioni del nostro corpo, finché l'inconscio e il karma raggiunge l'anima, oltrepassando l'essere terrestre, rifugiandosi all'eternità con la consapevolezza che nessuno può toccare quella unione indissolubile. Tutto ciò rende Unici, i spettacolari e magnifici versi, composti con maestria e incanto in tutto loro essere. Dott. Mathew riesce a toccare con le punta delle dita l'impossibile e l'inaccessibile grande soglia della ininterrotta Amore e Felicità inseparabili all'Eternità.
Dott. Koshy K. Mathew, ha pubblicato numerose ricerche scientifiche su riviste mediche nazionali, ed è stato anche citato in molte prestigiose riviste mediche internazionali, sette delle quali sono le prime nel campo della scienza medica. Dott. Mathew ha dedicato 46 anni della sua vita professionale in una regione rurale dell'India per il miglioramento della popolazione rurale. Ha scritto e pubblicato 59 libri, 39 dei quali sono libri di poesie in inglese. L'Alto Consiglio Accademico Internazionale della Letteratura Inglese ha assegnato al Dr. Mathew il Gran Premio "Campione del mondo". Il Dr. Mathew è uno dei vincitori del Premio Letterario "Naji Naaman" per l'anno 2021. La sua poesia è principalmente mistica e spirituale. Le sue poesie sono state pubblicate in tutto il mondo, regalando una riflessione e una visione nuova, il meglio della vita umana. La sua poesia si occupa principalmente dell'anima umana e del regno oltre l'anima umana. La sua poesia contiene anche nuove scoperte e visioni. È considerato uno dei più grandi poeti mistici contemporanei, per questo viene paragonato ai più grandi poeti mistici del passato da eminenti critici letterari. I suoi romanzi malayalam sono messaggi contro i mali sociali e le ingiustizie.
LA PERCEZIONE DIVINA DELL'AMORE
Amore oltre il corpo e la mente,
forse anche l'anima stessa,
visibile in Paradiso
ma nelle anime risplende profondamente accogliendo l'amore.
È così dolce tra i due,
Unica...
Percezione Divina,
che entrambi abbraccia
in un posto da qualche parte
oltre le stelle, felici,
sentendoci entrambi connessi
a questo incanto d'amore.
La sensazione
più dolce di ogni altra cosa
solo da gustare e assaporare
la gloria dell'amore.
Nient'altro viene espresso ulteriormente, anche se ci sono opportunità.
Tutto si trasforma
in un irripetibile puro amore
risultando così vera
nel profondo... dentro
dove le due anime si abbracciano.
Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta shkrimtare, poete, eseiste, gazetare, Drejtore në gazetën Dritare e Re dhe Zv.Drejtore & Zv.Kryeredaktore në Albania Press.
Preparato e tradotto da Angela Kosta poetessa, scrittrice, giornalista, saggista, Direttore sul giornale Dritare e Re - Nuova Finestra, Vice Direttore & Vice Caporedattore sul giornale Albania Press.