Antonietta Micali - Biografia dhe cikël poetik (Përktheu Angela Kosta)

Antonietta Micali - Biografia dhe cikël poetik (Përktheu Angela Kosta)
ANTONIETTA MICALI
 
Antonietta Micali, Shkrimtare, Poete, Gazetare është diplomuar për Letërsi Moderne në Universitetin "La Sapienza' në Romë. Më pas, ajo mori një Diplomë Master në Gazetari Kulturore dhe Komunikim, në Specializim në Shkrim dhe u kualifikua në një Kurs Trajnimi të Avancuar në Shkrimin Krijues dhe Redaktimin. Antonietta është Akademike në Shoqatën Tiberina si dhe Drejtore Kombëtare e Departamentit të Letërsisë të Akademisë Tiberina, Presidente e Konkursit Ndërkombëtar G. Belli - F. Lami, Drejtore e Katedrës së Grave dhe Zv. Presidente e Projektit Kombëtar kushtuar Njëqindvjetorit të Danilo Dolcit. E angazhuar në veprimtaritë shoqërore - kulturore, ajo merret me letërsi prej disa vitesh. Aktualisht jep mësim në Milazzo dhe beson fuqishëm se formimi i njeriut dhe i qytetarit të ardhshëm bëhet që në moshë të re. Antonietta organizon vazhdimisht konferenca dhe veprimtari kulturore. Antonietta i ka dashur librat që nga momenti kur mësoi të shqiptonte rrokjet e para njëra pas tjetrës, duke u harmonizuar me tingujt e çuditshëm të fjalëve. Krijimin e konsideron një udhëtim të brendshëm të shpirtit. Micali ka qenë Presidente e Qendrë Studimmore "Kardinali Giuseppe Guarino". Shkruan trillime dhe ese për fëmijë, krijon dhe boton poezi në Itali dhe jashtë saj, bashkëpunon me shoqata dhe institucione të tjera, duke përfshirë Fondacionin Writers Capital International.

NËNË

Lëkura jote e regjur
nga koha dhe dhimbja,
mendime të thjeshta
jetë mundimesh.
Ti, Nënë e fortë dhe e vullnetshme
dite t'i kërkoje jetës
pavarësisht nga rruga e vështirë
udhën tënde vazhdon
me kurajo dhe vendosmëri.
Ti, bijë e një kohe të largët,
jetoje këtë kohë
me lehtësinë e flladit
e me kokëfortësinë dhe moshën e një lisi.

JE DASHURI

Je fryt i dashurisë,
me ty u bëra nënë.
Nuk ka gjë më të bukur
kur një grua
lind një tjetër grua.
Është të jetosh dy herë,
të përshkosh të njëjtën udhë,
të njëjtat shqetësime,
më pas vjen dita
që vajza ëndërron
"përgjithmonë" me atë që dashuron.
Lëshon shtrëngimin e dorës
që e shoqëron.
Ajo është dashuria që prodhon dashuri
sa udhë së bashku,
sa shumë mundime,
sa hëna, sa diej!
Muzika çorodit mendimet,
fjalët dhurojnë emocione,
të shikoj teksa rrotullohesh e lumtur,
një lot rrëshqet në fytyrën time
plot gëzim dhe nostalgji.
E di që i përket botës, 
që nuk do të jesh më vetëm e imja.

DEDIKUAR TY

Imazhe shfaqen
në mendjen time
në mëngjes
porsi një rreze dielli
në mjegullën e kujtimeve.
Ndiej aromën
e bukës të sapo pjekur
shijoj shijen.
Shoh nënën time,
kurrë e lodhur nga mundimet.
U rrita
me bukë, sheqer dhe dashuri,
me buzëqeshje në fytyrë,
dhe shumë dëshirë të vrapoja.
Ndiej profumin
e salcës së domateve
në orën pesë të mëngjesit.
Rishoh shikimin e saj
që përkëdhel timin.
Macja më bën shoqëri,
e di që është e vetmja
që i kupton ëndrrat.
Me të tashmen rivishem
strehoj mallin tim.

Përktheu: Angela Kosta