Ymret Reshiti - KUR U TAKUAM
KUR U TAKUAM
Që në çastin kur u njohëm
U bëra pranvera e shpirtit tënd
Lotin ta shndërrova në ves
Për lulet dhe trëndafilat e zemrës
Që sa herë nuk bien shi
pikëllimin tënd
në ngjyra ylberi ta kthej.


Moderator 