Ismet Tahiraj, poezi

Ismet Tahiraj, poezi
SHOKU IM , I IMI
 
Sepse i vdiq gruaja, tjetër njeri s’kishte
kreu ca meremetime te thjeshta në shtëpi
Nga Trepça merr rrogë dhe rrudhet nga ankimet
 Ky shoku im, imi,
që kishte batalione miq
 Dhe prej tyre fraza të pa mbarimta
Shoku im, i imi,
intimitetet më gjininë e kundërt
Pa bërë hesapin, as udhën e fitimit
Përtej tij, llogaritësit e saktë të ndëshkimit
Me risk zgjedh e zbraz armatimin
 Shoku im i imi, u bë edhe më shumë imi
Shoku im imi, u bë, edhe më shumë
Kur dora i dridhet si valle e xhindit
 Ky shoku im, jo i imi që s’bë fjalë, as shet përgojimet
 Me kreditë e garantuara nga Trepça i paguan falimentimet
dritat elektrike e tjera shpenzime
Këmba i huq nga përcaktimi,
 lloj nervi ngacmimi Ky shoku im,
grevist veteran me burgje ndëshkimi
 Me risk gjedhi e gatuan hidhërimin
 askund nuk merr tambël, as vaj luledielli
Tok me Qazën në kafene fshati si fara liri
Dita i përthyhet te fulqiri
Ky shoku im, imi Hesht,
me heshtje lëshon kushtrimin
 Në atdhe të këqijat e kanë burimin
Ky shoku im, imi storje përmallimi
 
PA REHATI ,NA DUHET REHATIJA
 
Travajet rrufeshëm
maleve të  Dyboçakut
më përplasën krojeve
dhe  strofkat e dhive të egra
oh ato ishin
që pa shpirt këputnin pipa lajthije
dhe vëkrrimë  trushtuse
që më jepnin shpjegime
duhet zgjedhur kohë
që e forcon epshin.
 
maje ,madje
majullinte grisha,
si në panair
kur i zë  rekuizitat e tyre
 kalbën ikën  shkiuesit mbase blerësit
 
 
kot shikonin  të kishin një mburoje
kur currila  i përlloqte
  fushën e kronjëve
diku larg ,tepër larg
konakut të Beçir Docës
e unë ,po unë
pa  luspa  nga hithërit
e flake e verdhë
nëpër sytë e mi ,dhe syve të fushës
si mëkatari i gjunjëzuar
e humbur midis myqeve
  bulevardeve  të kota
nëpër prishtinën e mykur
si patate e rrudhosur 
publikI tronditur
 
e unë si   dashi në helli
viktima medet
më plaste  zemra marrrazi
 as kund dielli ndriçim i shtegut
përvëluar   kryeshyt duar e këmbë
 
çmenduri hej çmenduri
të ishe ,por nuk ishe robinjë
e zgafella të Trepçës
 
më do arsytime  tejet të përngutura
që mua  më kallte  zjarr
ti për t’i punësuar  tet bija
dhe  rrugëtimi i shkëqimit të orindive
 
unë mbeta ,pa  kupën e tuaj
që të  rrisim për përqafimet
eh , do rri , ndoshta iku ,por
kup’  dhe ajkë në tpin
as një here mos mbetëshi
kurr o zot të pa tundur
 
mes  zogjëve shqonjës
dhe zogjët tonë
pa dro  do ta  arrinjë
fushat ,fushat tona
pa rehati  ,na duhet rehati
në fushat e Dardanisë