Angela Kosta - JETA

Angela Kosta - JETA
JETA
 
Pak copëza lumturie braktisen
nën pluhurin e zhgënjimeve të vazhdueshme,
pa frymë vrapoj nëpër re
mes lotësh dhe muzikës së shurdhër
të një qielli të rremë
e puthur nga era e makthit
përzihem mes njerëzve të mbijetuar.
E etur nga shirat rrëmbyese të një shkretëtire
që zhduket tej siparit të jetës fatkeqe.
Notoj në oqeanin e saj
mbytem duke prekur
me majat e gishtërinjve
perëndimin e ekzistencës sime.
Filloj të eci përsëri ...
Vrapoj... akoma vdes ...
Por sërish rilind
duke përqafuar diellin e shpresës.