Ismet Tahiraj, Cikël poetik

Ismet Tahiraj, Cikël poetik
Ismet Tahiraj, Skënderaj
 
U BËRE  MADHËSHTORE
Ylfete Humolli
 
Fusha  ishte më lule
livadhet më aroma
ti ishe  flutura  e shkruara
që vinin shkëlqim
rrezet  e diellit.
 
ty në ball të flakëron
flaka  rinore,
një  fushhë
e kishe më ëndërra
mes vëllazërit
luaneshë.
 
ti i skuqe  lulet e pranverës
më gjakun e  njom lirie,
 secila zemër shqiptare
  mbartë   në ndërdije
filize ishe , u bëre madhështore ….
 
NËPËR ARËN E QIELLIT...
 
Hëna hedh farën
Nëpër arën e qiellit,
Dhe mbinë egjra drapër.
Kallinjtë kthejnë kokën mbrapsht
E hambarë yjet
Mbajnë kokrrat e verdha
Sipër kokave tona
Miliona,
miliona
e mashtrohet çupa
e mashtrohet çuni
e rritet arë njerëzimi
e zvogëlohet fushë
hënë e grurit..
 
KOKËRR GRURI 
 
Të ruaj
Pasha kokën e fëmijëve,
Si bebëzën e syrit
Si lulen e midesë.
Se ti je
Vet engjëlli,
Krye engjëlli
Në të....
Ty te mbjell
Kodrave
Ku të sosë hëna,
Të mbjell ultësirave
Të përlajnë ujnajat.
Se je vet,ti
Shpirti i shpirtit
Në shpirtra.
Kush guxon
Të harroj ,ty
E dritën ta verboi ne sy.
Ti prapë se prapë
Harlisesh
Me kallëzat e rinj.
Se je vet
Engjëlli,
Shndërruar
Në kokërr
Gruri....
Nuk je koprrac
As ngatërrestar.
Ti je vet shpirti
I shpirtit te bardhë.
Nuk harron
Nga barku ynë tremb
Demon.
Të ruajmë si bebëzën
Syrit tonë,
Si jetën kopukë
Të vogëlushëve.
Ti rehatinë
Na dhuron...
                                                                                                                                                                                    
DIELLI 
 
Diellin
E dua,
Si fijen e barit.
Me frymën
E ajrit.
Se uji si etja
Na i shtrëngon
Rrathët,
E përplaset.
Krikëllinë
Koka,medet.
Atje më
S’ka mbrapa,
As huq
Veç mes çengeleve.
S’është t’i
Hipim,
Kalit prapthi.
Se ajri
Fryma
Humbë
Bymehet.
E përpara
S’kthehet.
 
JE BËRË E PA DUKSHME
 
Të marr ne telefon
Te tregoi,
Për thash e thënat tuaja
Sharë ke thonjtë e dorës
Faqet bullafiqe si te krushkës.
Pastaj ke heshtur
Me sy katili,
Mbi hënë ke vënë
Rimel asfalti
Me figura qilimi.
Ke pështyrë
Ne sy ,ke pështy,
Djersën e hakut
Luleari.
Buzëqeshur u ke
Shtërpinjve,
Si muzave te dritës.
Je bërë padukshme
Ti katanë e rritur....