Ibush Reçica - NDIKIMI I VETËBESIMIT NË DËSHIRA

Ibush Reçica - NDIKIMI I VETËBESIMIT NË DËSHIRA
NDIKIMI I VETËBESIMIT NË DËSHIRA
 
1. Të mos u besosh tjerëve disi mund të gëlltitet, e patolerueshme është të mos i besosh vetes!
2. Binduni se vetja e juaj është e mjaftueshme për të realizuar synimet.
3. Ikni nga varësia e çdokujt dhe çdo gjëje, në mënyrë që të rrisni vetëbesimin!
4. Mos u varni nga vlerësimet e botës së jashtme, ato janë relative sepse askush nuk mund të di më shumë se ti për veten tënde.
5. Rruga për të ardhur tjetri të ndihmoj në realizimin e synimeve tuaja, është e gjatë.
6. Përfundoni punët e pa mbaruara!
7. Largojeni nga vetvetja pesimizmin në çdo çast të jetës, ajo krijon bindjen se gjithçka që synoni është me plotë pengesa, dhe se gjithçka mund të përfundoj keq!
8. Mendojeni mirë, dhe atë që synoni të jetë një punë e kryer ose dëshirë e realizuar që vetëbesimi juaj të ngritët.
9. Përdorni teknikat që mund ti gjeni në ndërdijen superintelegjente dhe vetëdijen e juaj inteligjente, që të arrini vetërespektimin për të arritur te vetëbesimi…
 
Nga libri i gjashtë: DESHIRA