Ibrahim Abedini, poet, tregimtar dhe publicist

Ibrahim Abedini, poet, tregimtar dhe publicist
Një tregim nga, Ibrahim Abedini-Poeti Strugan
                                                                 
JETËSHKRIMI
 
Ibrahim Abedini, poet, tregimtar dhe publicist. Lindi në katundin Zagraçan. Filloren e kreu në katundin e lindjes, tetëvjeçaren në Fidanishtë (Rasatnik) dhe të mesmen në qytetin e Strugës. Më 1981 u diplomua në Universitetin e Shkupit, pranë katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Më vitin 1983 u shpërngul në Kosovë. Punoi si arsimtar në shkollën, Hasan Prishtina në Prishtinë.Në vitin 1990 emigroi në Suedi. Edhe sotë jeton dhe vepron në Suedi.
Veprat e botuara:
Ibragim Abedini- Poeti Strugan, Antar i lidhjes së shkrimtarëve të Strugës, Antar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, Papa Klementi i XI- Suedi, Antar i lidhjes së shkrimtarëve, Göteborg-Perëndim(Göteborg väst)
”Mos vono, moj valle”, poezi në gjuhën shqipe ,1998. Botues: klubi i lirikës shqiptare, Suedi. U shtyp në shtypshkronjën ”Klean”, Tiranë.  ”Dëgjoni zërin tim”, poezi në gjuhën shqipe , 1999, shtypshkronja ”Lilo”,Tiranë. ” Luli guximtar ”, novelë e ilustruar, 2000, ovelë për fëmijë në gjuhën shqipe, shtypshkronja ”Lilo”,Tiranë. ”Brengat e liqenit”, poezi, 2002.
Poezi dhe një poemë në gjuhën shqipe, shtypshkronja ”Lilo”,Tiranë. ”Sjöns smärta”, suedisht (Nga origjinali shqip, Brengat e liqenit) përkthyer pjesërisht nga Ullmar Qvick, 2002. Poezi dhe një poemë në suedisht, botuar në, copyright 2003 dhe 2008 Göteborg. ”Arifi deshte të fluturonte”, tregim i ilustruar për fëmijë, 2005. Tregim në gjuhën shqipe, shtëpia botuese dhe shtypshkronja ”Lilo”, Tiranë. ”Harro se ç´kemi biseduar”, tregime për të rritur, shtypshkronja ”Princi i vogël”, Tiranë,  ”Çdo gjë i përket jetës”, poezi në gjuhën shqipe,  2012. U shtyp në, ”Lilo Printing”, Tiranë. ”Durerile Lacului- Rumanisht” (Nga origjinali shqip, Brengat e liqenit), përkthyer në rumanisht nga Mona Agrigoroaiei, 2015. U botua nën përkujdesjen e: Biblioteca Literatura Albaneza- Bukuresht.  ”Me sytë në fokus”, poezi në gjuhën shqipe, 2017. Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ” Papa Klementi i XI Albani”- Suedi. U shtyp në Shtypshkronjën: ”Printing Press”, Prishtinë. ”Shtatëmbëdhjetë tregime dhe një përrallë” Tregime në gjuhën shqipe për të rritur. 2019, U shtyp në Shtypshkronjën: ” Printing Press”, Prishtinë. ”Rrëke trimërie dhe orteqe dashurie”, poezi në gjuhën shqipe, 2020. Botuesi: ”Erik Hans” Båros, Suedi; Shtypi: ”Lena Graphic”, Prishtinë ”Parfumi i fjalëve” (Parfumul cuvintelor), shqip-rumanisht - Poezi dhe vështrime mbi krijimet e autorit, 2021 Bukuresht. (Libër i përbashkët me autoren rumune: Mariana Grigore).Botues: ”Amanda Edit Verlag” ”Antologji e poezise strugane”-2021. Botues; Iris- Struge. ”Rrugicave të botës sime&për një jetë të re”-poezi 2022, botues: Lena Graphic- Prishtinë. ” Shqiponja Simbol i Bashkimit”- monografi mbi fshatrat, Zagraçan dhe Shum- 2023, botues: Lena Graphic- Prishtinë ”Aty flenë perënditë”, Poezi në gjuhën shqipe- 2024. Botues: Prokult press. Prishtinë
......................................................
 
TE ARA ME MISËR
 
Në vitin e tretë të gjimnazit mësimet i ndiqnin tri klasë në gjuhën shqipe. Shkolla e mesme kishte ndërruar vetëm emrin por jo edhe vendin. Në dy klasë të ndara ishin të grupuar nxënësit që vinin nga katundet rreth qytetit, ndërsa një klasë e vetme ishte e përbërë nga nxënësit e qytetit. I vetmi katund që përfshihej në klasën e qytetarëve, ishte katundi K. Ose siç e thoshte Profesor Axhem Ademi, i kanë mbledhur të gjitha delet e bardha më një klasë dhe kanë futur në mesin e tyre edhe një dele të zezë, sa për laramani. Kjo ndarje, në qytetarë dhe katundarë, shumicës nuk i pëlqente fare, as edhe vetë Profesorëve, të cilët, në numër më të madh ishin nga katundet e rrethit.
Megjithatë, edhe pse të ndarë në tri klasë, komunikimi dhe shoqërimi midis tyre ishte në nivel, të mos thuhet se ishte i shkëlqyer. Ata takoheshin shpeshë në kuadër të aktiviteteve të shumta që organizoheshin nga vetë shkolla, nga vetë nxënësit dhe bashkia e qytetit në raste shumë të rralla.
Kësaj rradhe Zani dhe Mani, në takimin e tyre morën një shok nga klasa e qytetarëve, më saktësisht nga katundi K.
Me që u përhap lajmi se, mbaheshin takime mes nxënësve për paraqitjen e një tregimi nga fshati i lindjes, si fillim në të tri klasët e treta, pastaj edhe në klasët e tjera, numëri i të interesuarve që dëshironin t´i bashkohen grupit tregimtar filloj të zgjerohej.
Takimi i rradhës u vendos të mbahet në shtëpinë e Lato-s, në katundin K. me këmbënguljen e këtij të fundit.
 – Të përshpejtojmë hapat se furgonin që do marrim për në katund është në fund të qytetit, në anën e djathtë të rrugës, përballë plazhit të femrave, u tha Lato të tjerëve që nuk e njihnin vendin!
- Atëherë t´i lëvizim këmbët më shpejtë se mos na ik furgoni dhe na bëhet vonë, tha Mani nga katundi T.
Në shtëpi i priti e ëma e Lato-s. Si për fillim i gostiti me nga një lëng thane që e kishte bërë vetë. Thanat i kishte mbledhur në malin e afërt, ngjitur me katundin e Fërngovës. E ëma e Latos ua hapi derën e odës së miqve çunave, e cila ishte me pamje të bukur nga liqeni dhe vetë u fut në guzhinë.
– Jemi shumë kuriozë e të pa duruar që ta dëgjojmë tregimin tënd, tha Mani nga katundi T. duke ia adresuar pyetjen Lato-s që ishte nga katundi K!
– Tregimin që do iu tregoj unë sot e kam dëgjuar vetë me veshët e mia, nga goja e Zudi-t, bashkëkatundarit tim që, njëherit ishte edhe personazhi që dashuronte Avën, cucën së Shebit, një fermeri dhensh, tha Lato dhe filloi tregimin ashtu siç ia kishte treguar dikurë miku i tij më i vjetër:
- Ishte ditë e diel, një ditë pushimi. Unë kullosja lopën se isha në një moshë shumë të re, ndërsa Zudi në atë kohë sa kishte mbaruar fakultetin. Ishte i papunë dhe me veti kishte marrë një libr nga, Stefan Cvajg. Lexonte në ndërkohë që ruante edhe dy lopët e shtëpisë.
- E shikon këtë arën e madhe me misër, dhe kanalin e madhë të mbushur me ujë që derdhet në të dy anët?
 – Po, i shoh, duken hapur, i thash unë.
– Përqëndrohu mirë tek këto dy vende, më tha! Unë i shikova mirë e mirë dhe i thash:
- Shoh një livadh para arës me misër, hendeqet me shavar dhe tallë që e rrethojnë. Më posht shoh një kumbull të egërt dhe shelgje, tjetër gjë nuk shoh, i thash!
 - Këto janë dy vende që unë edhe sot e kësaj dite e kam shumë të vështirë të përbij një të kaluar të hidhur që lidhet pikërisht me kujtimin e këtij vendi. 
- Në fillim u habita, i tha Lato shokëve dhe se nuk e kisha idenë, pse këto vende e kishin mërzitur dhe e kishin dëshpëruar aq shumë Zudi-n sa që nuk deshte t´i shihte as edhe në ëndërr e jo më të ishte afër tyre.
– Ngjarja e ka fillimin brënda në katund, or miku im i vogël, i kishte thënë Zudi në atë kohë Lato-s.
Dhe përderisa Lato e tregonte tregimin Zani dhe Mani sytë i kishin drejtuar nga bukuria dhe madhështia e valëve të buta të Gjolit që përplaseshin me dashuri në breg të zallishtes duke ngritur strkala të vogla uji. Në atë moment ata do kishin dashur që të ishin afër ujit e të hidhnin gurë mbi sipërfaqen e Gjolit të pafund, ashtu siç e bënin herëve të tjera kur ishin vetëm ata të dy. Përveç Gjolit të zgjeruar deri në rrethet e maleve, nga dritarja ata shihnin pastër qytetin e Strugës, Ohrin dhe Pogradecin. Një zinxhir të bukur qytetesh me histori të pasur Shqiptare.
Lato u kollit nja dy herë sa për t´ia tërhequr vëmëndjen të dyve, që ata ta ndiqnin me kujdes tregimin e mos binin në harresë nga bukuria mahnitëse e Gjolit.
- Unë dhe Dani ishim shokë, i kishte thënë Zudi më tej Latos. Dhe Lato vazhdoj të tregoj për shokët, gjithnjë sipas asaj që i kishte treguar Zudi:
- Edhe shtëpitë i kemi afër njëri tjetrit edhe sotë, megjithëse Dani jeton në qytet tani dhe se ka mbaruar juridikun, pa është bërë edhe Avokat, kurse unë ende vazhdoj të jetoj në shtëpinë e babait.
Çdo ditë kur shkoja për në shkollë, që të dilja deri në xhadenë kryesore, ku kalonte autobusi i vetëm për në qytet, më duhej të kaloja rrugës së pa asfaltuar, të pa rregulluar, me plotë gropa. Rruga ec paralel me kanalin e vogël që ndanë katundin në dy pjesë dhe lidhet me xhadenë që vin nga Manastiri i ”Shën Mërisë”. Këtë gjë e di edhe ti, që je shumë më i vogël se unë, apo jo, më tha Zudi, duke m´u drejtuar me gjithë trup. 
– unë nuk i thashë gjë, vetëm pohova me kokë se, ashtu ishte!
- Më e keqeja me këtë rrugë, vazhdoj Zudi, ishte ta shkilje atë në kohë me shi.  Por unë, jo vetëm që kaloja atë rrugë në ditët e shkollës por e bëja edhe në ditët e pushimit, bile nganjëherë, edhe triherë në ditë.
 – Po pse të pëlqente kaq shumë kjo rruga e baltosut, ia bëra një pyetje, Zudit?
 – Miku im i vogël, në anën e majtë të asaj rruge, vetëm një hap mbatanë kanalit të vogël, në shtëpinë dykatëshe me tulla të kuqe jetonte Ava e bukur. Sa të kaloje urën mbi kanal, hyje direkt në oborrin e saj. Vetëm një mur i vogël ishte i ngritur e që nuk e mbyllte pamjen e oborrit. Lulet e lloj llojshme të mbjellura rreth e përqark shtëpisë e zbukuronin atë edhe pse shtëpia nuk ishte e veshur me fasadë. Ava e kishte të mbaruar vetëm shkollën tetëvjeçare dhe nuk vazhdoi më tej. Shkaqet nuk i mësuam asnjëherë, pse e ndërpreu shkollën. Gjithmonë ishim të përqëndruar tek bukuria e saj dhe jo në problemet a saja personale.
Jashtë shtëpisë, pak më tej edhe mbi Gjol, filloi të zbehet fuqia e dritës së diellit. Ne të dy e dëgjonim tregimin e Lato-s por sytë i kishim më shumë nga Gjoli. Ishin vetëm makinat që lëviznin poshtë e lartë xhadesë kryesore, të vetmet që na zinin shikimin nganjëherë. Ca fëmijë loznin afër ujit dhe më pas atyre iu afruan edhe dy mjellma të bardha me shpresë se mos kapnin ndonjë copë buke që fëmijët u hidhnin.
Trokiti dera! E ëma e Lato-s na solli kafenë turke në një tabaka me lule dhe nga një gotë me ujë. Duke pirë kafetë, Lato vazhdoi me tregimin:
- Miku im, ajo cucë më çmëndi, më tha atëherë Zudi. Ishte e bukur, e shëndetshme dhe e gjallë. Nuk nguroja ta shikoja me orë të tëra. Qejfin më të madh e kisha të rrija e ta shikoja kur frynte erë. Fustani i saj i lehtë fluturonte përmbi kokë dhe sytë e mia, çfarë të shikonin? Një yll, një yll, miku im! Një trup që nuk i mungonte asgjë. Flokët e verdha i derdheshin mbi supe. Ajo afrohej afër kanalit vetëm për të më ndezur flakë dhe duke u përdredhur futej brënda me një buzëqeshje që e merrte me vete. Bukuria e saj më paraqitej edhe natën në ëndërr. Më pythte dhe më thoshte, të dua shumë! Më prishej gjumi dhe mëngjesin e gëdhija këmbë kryq mbi krevat.
– Më shpëtoi goja dhe e pyeta Zudin, tha Lato:
- Pse nuk e kërkove me shkez e ta merrje për nuse menjëherë, kur aq shumë e deshe?
 – I kisha këmbët e lidhura. Përpara meje kisha dy motra që duhej të martoheshin, pas tyre e kisha rradhën unë. Kështu e thoshte zakoni i kohës sonë!
U ndalua në copë herë Zudi duke shikuar nga blata e Ladorishtit. E ndezi një cigare, e thithi disa herë me shpirt dhe vazhdoi:
- Vetëm dimri ma largonte Avën nga sytë. E shihja rrallë shkaku i të ftohtit.
U bë si u bë, durova muajtë e dimrit me shpresën e dashurisë që kisha për të. Më në fund erdhi pranvera përsëri. Ajo dukej edhe më e rritur dhe më e bukur. Dilte me pantallona si zakonisht në fillim të pranverës. Trupi i saj ishte një vizatim dhe pa gabim. Në sytë e mia ishte një pikturë e përhershme, e gjallë dhe që zbukurohej për ditë e më shumë. I rrotullohej oborrit që në mëngjes herët. E qeshur dhe e gëzuar gjithnjë. Punonte dherin e luleve që do çelnin herët në pranverë. Ajo ishte një lule vetë në mesin e luleve. Më buzëqeshte ëmbël kur unë kaloja për në shkollë dhe më ndiqte me shikimin derisa unë humbisja në këthesën e rrugës. Ma bënte me dorë dhe më dhuronte edhe një puthje me pëllëmbën e hapur të dorës. Beso, më tha mua, duke u kthyer i tëri nga unë! U dashurova me Avën!
Në moment siç ishim duke shikuar nga Gjoli, njëri nga fëmijët që ushqenin me bukë mjellmat u rrëzua në ujë dhe ne, që të tre, dolëm me nxitim. Kaluam rrugën dhe hoqëm edhe fëmijën nga uji i zgripët i gjolit. Çdo gjë kaloi mirë. Nga thirrjet tona të shumta edhe mjellmat e bukura u larguan e u futën në thellësi të Gjolit. Manit nuk iu durua dhe i bëri një pyetje Lato-s:
 - A nuk është ajo rruga atje që duket në të hyrë të katundit, të cilën, Zudi e kalonte çdo ditë për të shkuar në shkollë?
- Ajo është, pikërisht ajo! Asaj rruge kalonte Zudi për të takuar Avën që e deshte shumë.
- Rronë Ava në atë shtëpi, e pyeti Mani?
– Ajo rronë, si e martuar në një katund tjetër dhe sot ajo mund t´i ket fëmijët në moshë sa unë edhe ti.
Që të tre ia dhamë një të qeshure saqë edhe liqeni e mori me veti një pjesë të zërit, të paktën kështu na u duk.
Zani dhe Mani rrinin si në ankth kur shikonin se koha po ikte dhe errësira po afrohej shpejtë mbi horizont. Ata deshin të kapnin me çdo kusht përfundimin e tregimit që Lato u rrëfente. U futën brënda se i thirri e ëma e Lato-s. Me të hyrë në odën e miqve Lato e vazhdoji tregimin e ndërprerë:
- Erdhi muaji qershor dhe takimet tona u bënë edhe më të shpeshta, i kishte thënë Zudi atë ditë Lato-s.
- Një të premte pas dite ishin takuar pas shtëpisë së saj, ishin fjalosur gjatë. Ava i kishte dhënë fjalën se, në ora dy do takoheshin tek ara e misrit te kanali i madhë. Zudi ishte betuar para saj se, grua tjetër nuk do hynte brënda në zemrën tij. Ndër të tjera i kishte thënë se, do të marrte për nuse, sa të piqeshin kushtet. Kur ishin ndarë atë dite, ajo ia kishte përsëritur fjalët, eja në orarin e caktuar te kanali i madh, të dielën do marrësh nga unë atë që e ke ëndërruar tërë kohën e që nuk e ke provuar ndonjëherë! Puthja që mori Zudi atë të premte po e çmëndte. Por edhe më shumë po e çmëndte, shpërblimi i madhë që do merrte të dielën, në ora dy, tek misri i kanalit të madhë.
E shtuna në mëngjes e gëdhiu Zudin të përgaditur për në Pazarin e frutave ku punonte i ati. Nuk e mori rrugën e zakonshme që e bënte çdo ditë. Rruga tjetër që mori e nxirrte nja dhjetë metra larg shtëpisë së Avë-s. Gati i ra pika kur pa shokun e tij të lagjës, Danin, që i ishte afruar aq afër Avë-s sa që dukej sikur po e përpinte të tërën. U afrua aq afër tyre sa të mund t´i dëgjonte fjalët e tyre. Ajo që më shumë e vrau nga të gjitha fjalët e tjera ishte:
- Mos harro kohën, dy pas dite të shtunën, te ara e misrit te kanali i madh. Eja në kohë, do marësh shpërblimin e madh!
Rrugës për në qytet Zudi qëndronte më këmbë në autobus i kapur pas një mbajtëse plastike dhe mendonte me vete, si është e mundur që të mos më tregoj Dani se, paska patur një lidhje të fshehtë me Avë-n! Kaq kohë jemi bashkë, asnjëherë nuk kemi fshehur gjë njëri nga tjetri. Të paktën unë nuk kam fshehur gjë. Ja që gjërat nuk qenkan ashtu si i kam ditur unë, por në realitet qenkan ndryshe. Ende nuk jam në gjendje të bind veten se, a ishte Dani ai që unë pash, apo qe thjeshtë një ëndërr, ose e tëra ishte, ajo që unë nuk dua të besoj! Kësaj i thonë, ”të vjen nga nuk e pret”! Një e pa pritur që nuk e mendon se nga të bie! Nisesh me omrellë duke e ditur se do bjerë shi, dhe pa pritur del një erë, të prish omrellën e shiu të bënë qullë e topill!
Autobusi kalonte me të shpejtë arat me misër për rreth Gjolit si dhe tallat e rritura që kalonin gjatësinë e dy metrave. Më në fund erdhi në drejtimin e duhur. Zbriti nga autobusi me të shpejtë dhe kaloi në anën tjetër të rrugës. Mori autobusin që do shkonte për në katundin K.
Zudi bëri vetëm një shëtitje mbar e prapë me autobus dhe u kthye në shtëpi. E harroi pazarin e frutave, edhe ndihmën që duhej t´ia ofronte të atit si në një ditë tregu.
U nis direkt për në fushë. Dy orë përpara kohë takimit që kishin caktuar Ava me Danin. Ishte te ara e misrit, te kanali i madhë, takimi i tyre që do të ndodhte. Pasi e mendoi mirë e mirë, Zudi e mori edhe sfurkun me vete, jo se kishte frikë nga qentë endacakë, por se e mendonte që mund ndodhte ajo, që ai e parashikonte si më të keqen. E mori sfurkun nga garazha ku rrinin të varura të gjitha aletet e bujqësisë dhe u nis në udhën e fushës. Në të hyrë të fushës, tek arat e shtabës, ndërroj mendim dhe e hodhi sfurkun në një hendek të thellë.
Në krye të arës me misër mbërriu pas njëzetë minutave rrugë dhe u fsheh në hendek.
 Një telefonatë që erdhi nga xhepi i Zanit i preu Lato-s gojën si me thikë dhe ndaloi në vënd edhe tregimin. U përgjigj Zani:
- Kush është?
– Ku je se na bëre merak që të gjithve?
– Jam me Manin tek një shok!
 – Po si do vish vonë natën.
- Mos u bëj merak, do na zgjasë babai i Lato-s, me makinë, kështu na ka thënë nëna e tij.
 – Kush është Lato?
- Një shok nga katundi K! mirë? Mbylle telefonin tani!
– Ishte nëna ime, si gjithnjë, më e merakosura. Një çik faji kam dhe unë që nuk i tregova, u sqarua para shokëve, Zani! Sa u bë gati që Lato të fillonte tregimin, trokiti dera dhe hyri e ëma e tij:
- Ejani tani se darka është gati e shtruar. Mos u vononi se atë që kam bërë nuk ia ka qejfin të hahet e ftohtë. Mbi tavolinë ishin shtruar pjatat, në mes qëndronte tenxhereja e nxehtë e mbushur me çorbë Kalishti me pulë dhe një pjatë e madhe me sallatë bio nga të vendit. Për pije kishte të mbushur një bokall me lëng thane dhe secili një gotë para vetes.
– Sonte nuk do largoheni pa e dëgjuar fundin e tregimit, u tha Lato shokëve, pasi u futën në dhomën e miqve, të ngopur deri në fyt:
- Zudi qëndronte i fshehur në mes të shavarit të dendur të hendekut dhe priste nën ethet e situatës, vaxhdoi tregimin Lato! Nuk kishte frikë nga nepërkat helmuese të ujit që ishin të shumta dhe të shumë llojshme nëpër hendeqet e fushës. Nuk kishte shumë ditë që një nepërkë e ujit e kishte kafshuar në gisht Ametin e Ademit duke ndenjur me këmbët varur në kanal. Ishin ethet e pritjes që e mundonin dhe mendimet e ndryshme që po i mbysnin kokën. Trillonte skenarë nga më të ndryshmit që mund të ndodhnin në skenën e arës me misër. Në çfarë nuk i shkonte mëndja, nga tek më e vogla deri tek më e madhja! Edhe tek më e zeza e punës. Nuk i erdhi mirë që e hodhi sfurkun në një hendek larg vëndit që ndodhej. Dhe kur kujtonte vrasjen, i shkonte mëndja se, çfarë do bëhej me jetën e tij. Në fund të fundit përse ta bënte, se mos ishte i martuar me të!
 E para shkeli Ava livadhin tek misri. Aspak e shqetsuar nga qetsia relative e fushës, ku vetëm zogjtë dhe disa blegërima dhensh dëgjoheshin pak më largë, ndoshta edhe ndonjë lehje e letë qeni. Frynte një erë jo edhe aq freskuese për në drejtim të malit në pasditën e qershorit. Era i detyronte të fërkoheshin mes veti fletët e misrit dhe shavarit të gjatë ku ishte fshehur edhe vetë Zudi.                         E veshur me fustanin e hollë, të kuq me pika të bardha, levizte Ava lirshëm nëpër livadhin afër misrit. Dhe herë herë shikonte nga livadhet në anën perëndimire, për të parë se a ishte duke ardhur Dani. Pikërisht nga ajo anë do zbrizte livadheve. Ava e kishte të veshur po atë fustan që kur ia frynte era i mbulonte kokën, i zbulonte tërë trupin e bukur teposhtë. Kësaj rradhe të brëndëshme nuk kishte veshur fare. Dukej trupi i saj tej më tej i bardhë si bora, sa e zinte dielli anësor.
Dani erdhi pikërisht nga ajo anë e livadheve, si i patrazuar fare. Dukej sikur me Avën të ishin takuar njëqindherë më parë në këtë vend. U afrua tek ajo, e puthi dhe i tregoj vëndin se ku do shtrieshin. As edhe një qebe nuk kishin marrë me veti. Vendin e zgjodhi Ava në moment. Vetëm tetë metra larg folesë së maskuar të Zudi-t. Në fund të livadhit dhe në krye të misrit. Në një trekëndësh të maskuar. Një vend tepër i mirë për të bërë dashuri. Ava nuk priti aspak, sikur i shpejtohej dhe deshte të mbaronte punën menjëherë e të kthehej në shtëpi pa u diktuar. I ra fustanit dhe e rrëzoj në fund të këmbëve. Përherë të parë Zudi e pa trupin e saj xhveshur në tërësi. As edhe sutjenat nuk i kishte në trup. U shtrua mbi fustanin e vetë dhe priti Danin që t´i hidhej përsipër. Qielli u rrotullua mbi kokën e Zudi-t në atë moment. E priste me gjithë dëshirë që t´i binte përmbi e ta linte pa frymë. Nuk e duronte dot skenën erotike,e cila, i dukej si një vrasje e dufishtë.  E shikonte si një tradhëti që i prishi jetën. Në një moment kthyes iu kujtua sfurku që hodhi largë vendngjarjes. Do donte ta kishte aty në atë moment kritik e t´i sulmonte që të dy. T´i vriste e të largohej i qetë duke mos patur kurfarë borxhi në ndërgjegje. Jo, jo, iu duk e tepërt që të vazhdonte të shihte vazhdimin e skenës, sa erotike aq edhe tragjike.
 – ”Mosmirnjohja është thelbi i poshtërsisë”, ia tha misrit këtë thënie, dhe doli nga hendeku ku ishte fshehur duke thërritur me një zë të lartë:
- Kjo është tradhëti e dy fishtë! Kjo është tradhëti e dyfishtë!
 Zëri i tij i lartë jehoj në tërë horizontin e fushës. Edhe zogjtë që ishin në kumbullat e në shelgjet e mezhdave fluturuan si të trishtuara. U lemeritën nga zëri i ashpër i Zudi-t. Sikur të ishte pa sy iu fut misrit duke shkelur çdo kalli misri që i dilte përpara, dhe duke përsëritur vazhdimisht të njejtin refren tërë kohës! Me hapa të shpejta i ra misrit trup, dhe pasi kaloj edhe kanalin e madh, doli në rrugën e fushës.
Të gjitha ëndërrat e Zudi-t u mbytën në hendekun e arës me misër, mbushur me ujë nga kanali i madhë.
 
Shkruar nga: Ibrahim Abedini-Poeti Strugan