Rreth krijimtarisë dhe veprimtarisë të Prof. Gjergj Rrustaj

Rreth krijimtarisë dhe veprimtarisë të Prof. Gjergj Rrustaj
KRIJUESI, POETI, SHKRIMTARI E STUDIUESI GJERGJ RRUSTAJ DHE KRIJIMTARIA E TIJ SHUMĒDIMENSIONALE
 
Gjergj Pjetër Rrustaj u lind në vitin 1959, në fshatin Vogovë të Gjakovës. Shkollën fillore e mbaroi në Brekoc, një fshat afër fshatit të lindjes së tij, ndërsa shkollën e mesme në Gjakovë, ku edhe filloi të botojë nëpër gazetat si: "Rilindja", "Pioneri", të cilat botoheshin në Kosovë, në Mal të Zi si dhe në revistën "Koha" në Maqedoni, “Flaka e vëllazërimit” etj.
Gjergji pasi e mbaroi shkollën e mesme, filloi studimet në Universitetin e Prishtinës, në degën Sociologji - Filozofi, ndërsa shkallën e tretë të gjuhëve të huaja e përfundoi në Vjenë të Austrisë.
Është anëtar i Shoqatës së shkrimtarëve në Pejë, është anëtar i Klubit letrar "Gjon Nikollë
Kazazi", anëtar i LNPSHA "Pegasi" Albania.
Gjergj Rrustaj është bashkëpunëtor në disa revista letrare dhe gazeta të ndryshme ditore dhe periodike, të cilat botohen dhe publikohen në mbarë botën.
Gjergji ka marrë pjesë në shumë aktivitete letrare, si dhe ka qenë edhe organizator i tyre. Madje, është vlerësuar me tituj e mirënjohje për kontributin e dhënë dhe disa çmime letrare si në vend, ashtu edhe jashtë vendit.
Është autor i trembëdhjetë librave me poezi për fëmijë dhe të rritur, dhe katër librave të
përkthyera në gjuhë të huaja. Libri "Antologji" poezi është libri i katërmbëdhjetë i tij.
Libri "Anthology" poems është libri i pesëmbëdhjetë i tij, Libri" FAN S. NOLI, DISHEPULLI I
SHQIPTARISË" studime, analitika është libri i radhës. Gjergj Rrustaj tani më është anëtar i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve në Nju Jork.

Titujt e disa nga veprat e Gjergj Rrustajt:
1)      Mall Vendlindje
2)      Ruaju Rrugës
3)      Çptirat e këngës
4)      Mos luani me engjëj
5)      Femra e shiut
6)      Jehona e Agim Ramadanit
7)      Set i ndala te vasha
8)      Një koment i ikur
9)      Zog mali
10)  Vjersha për fëmijë  
11)  Antologji 1
12)  Antologji 2
13)  Fan Noli - Dishepulli i shqiptarisë,
si dhe pesë (5) libra të përkthyera në gjuhë të huaja.

Gjergji është njëri ndër themeluesit e Shoqatës së Shkrimtarëve “Fan Noli” në Austri, shoqatë e
cila në vazhdimësi organizon aktivitete letrare e artistike për mërgimtarët tanë në Austri dhe në
vende tjera evropiane, si dhe aktivistë i shumë ngjarjeve historike e kombëtare.

Redaksia