Hiba Abu Nada - Pjesë ditari (nga Angela Kosta)
Këto shkrime u ndërmorën nga profili i Hiba Abu Nada, luftëtare e re palestineze e cila u martirizua për lirinë në një sulm ajror izraelit në shtëpinë e saj në qytetin Khan Yunus në Gazën jugore, (Palestinë).
1.
[Shkruar para vdekjes më 20 tetor 2023]
2.
O Zot na ndihmo!!! O Zot na ndihmo!!!
[Shkruar para vdekjes më 20 tetor 2023]
3.
Dëgjoni! Mos telefononi askënd që nuk bën asgjë, sepse çështjen e luftës nëse nuk e zgjidhim menjëherë, është NEGLIZHENCË.
[Shkruar më 19 tetor, 2023]
4.
[Shkruar më 19 tetor, 2023]
5.
Unë nuk mund t'i ndihmoj miqtë e mi duke fluturuar pas raketave.
Nuk mund t'i kthej pas ato!
Nuk mund t'i çmoj!
Nuk mund të qaj!
Nuk di çfarë të bëj!
Çdo ditë zvogëlohet më shumë miqësia.
Ata nuk janë vetëm emra
Ata kanë fytyra dhe emra të ndryshëm.
O Zot çfarë të bëjmë përballë kësaj feste të madhe të vdekjes? Asnjë ikonë këtu nuk i kthen miqtë e mi. As në mënyrë të rreme...
[Shkruar më 19 tetor, 2023]
6.
Midis qyteteve korrigjohen plumbat.
Me gomën fshirëse të fëmijëve.
Qytetet i korrigjojnë gabimet me plumba si Gaza për shembull.
[Shkruar më 18 tetor 2023]
7.
Rasti im ka ndryshuar!
Unë do të vdes kurse ti do të shkosh në Parajsë!
Çfarë humbje e madhe...
do të doja të ishim bashkë!
[18 tetor, 2023]
8.
Jemi mbrojtur nga mungesa e emrit të atyre që dështuan dhe atyre që fituan.
Jo në kujtime por në Përjetësi.
Ne do t'i mbajmë të gjitha ndodhitë në arkivolet tona.
Deri sa të vdesim do t'i durojmë deri kur të zhduket padrejtësia e pamundur dhe e vërteta të mbizotërojë.
[Shkruar më 18 tetor, 2023]
9.
së pari për ndarjen në dysh të atdheut.
[Shkruar më 17 tetor 2023]
10.
Ne të gjithë vdesim një e nga një dhe fusha boshatiset dhe Kërmijtë nga frika fluturojnë!
[Shkruar më 17 tetor, 2023]
11.
Mjekët kanë mbetur pa pacientë dhe gjak, Mësuesit pa shkolla pa britma ndaj studentëve.
Familje të sapokrijuara me dhimbje e pikëllim Gazetarët që fotografojnë Parajsën
Poetët që shkruajnë për dashuri të përjetshme.
Të gjithë jemi nga Gaza.
Në parajsë ka një Gaza të re po formohet tani me Martirët.
[Shkruar më 15 tetor 2023]
12.
Në këtë mes ndjej aromën e Paqes.
E di... nëse mbijetoj, një qytet tjetër i ri do të ndërtohet një ditë e re do të agojë në mes të këtij shkatërrimi.
Një britmë dhimbjeje kumbon në ajër këtu duke u përzier me rrobat e përgjakshme të mjekëve, dhe me njëqind trishtime.
Mësuesit (me dashurinë më të madhe) nxënësit e vegjël përqafojnë
Përballë njëqind rreziqeve familjet vazhdojnë të demonstrojnë qëndrueshmërinë e palëkundur.
[Shkruar më 13 tetor, 2023]
13.
Ne do të jemi të prerë me ta për të gjitha shkaqet e tokës, dhe ne nuk do të shkëputemi as nga shkaqet e qiellit në lamtumirën e Zotit
Gaza po i humb një nga një.
[Shkruar më 13 tetor, 2023]
14.
Nuk na mbetet më shumë kohë
Një raketë e bujshme e madhe po vjen
Do të kënaqemi nga një puthje e poshtër në ballë dhe një lamtumirë të shpejtë duke pritu për vdekjen e re.
Nuk ka më kohë për lamtumirë...
[shkruar më 9 tetor, 2023]
15.
Qyteti është i heshtur, nuk dëgjohet gjë tjetër përveç zhurmës së bombave.
Pa lutjen e paqes në këtë kohë të tmerrshme.
Terri i madh pa dritën e dëshmorëve.
Natën e mirë, Gaza ime! Natën e mirë!
Nuk e di nëse do të shoh më nesër!
[Shkruar më 8 tetor, 2023]
Dëshmorja Hiba Abu Nada (Hiba Kamal Saleh Abu Nada) është një heroinë e përjetshme, luftëtare e lirisë së Sipahsala-s së madhe.
Ajo ishtë poete lirike dhe romanciere palestineze, lindur në Mekë më 24 qershor 1991 dhe u vra në një sulm ajror izraelit në Ghazar Khan Yunus, në shtëpinë e saj më 21 tetor 2023. Hiba ishte një romanciere e njohur palestineze, poete, mësuese dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Në vitin 2017, romani i saj “Oksigjeni nuk është për të vdekurit” fitoi Çmimin e madh: “Sharjah Award” për krijimtarinë më të mirë letrare. Hiba ishte diplomuar në Biokimi nga Universiteti Islamik i Gazës, e gjithashtu kishte një diplomë master në ushqyerjen klinike nga Universiteti Al - Azhar. Poetja Hiba Abu Nada punoi pa u lodhur deri në momentin e fundit të vdekjes së saj, për përmbysjen e pushtimit të paligjshëm izraelit të Gazës, dhe të lëvizjes për pavarësi, përmirësimin e cilësisë së jetesës së jetimëve, të drejtave të njeriut dhe vendosjen e drejtësisë dhe qeverisjes së drejtë.
“Prehu e qetë në Botën e Përtejme, në Parajsë e shtrenjta mike, poete duke uruar: U bëftë realitet ëndrra jote, për një Gazë të lirë! Qofshin sa më shpejt të lirë atdheu yt i dashur dhe Gazanët palestinezë”