Rajmonda Maleçka, krijuese shumëdimensionale

Rajmonda Maleçka, krijuese shumëdimensionale
ME SHKAS!
 
Rajmonda Maleçka është krijuese shumëdimensionale: poete, publiciste, studiuese, veprimtare atdhetare e kulturore, fotoreportere, botuese, si dhe veterane e Luftës së lavdishme çlirimtare të UÇK-së. Rajmonda me gjithë familjen e saj, babë Bujarin dhe nënë Xhumen ishin në shërbim të luftëtarëve të lirisë, duke bërë bazë shtëpinë e tyre në Tiranë për luftëtarët e plagosur që vinin për shërim në Tiranë. Luftëtarët e lirisë në shtëpinë e Bujar Maleçkës e gjenin ngrohtësinë familjare, shpirtërore e njerëzore. Aty çdoherë nënë Xhuma i priste çlirimtarët me gotën e çajit të nxehtë, duke iu thënë: “...merre me nënën, se jeni lodhur, keni bërë rrugë të mundimshme, juve u pastë nëna me jetë të gjatë...”
Të flitet e të shkruhet për familjen Maleçka, fjalët e shkrimi duken sikur nuk e plotësojnë atë që meriton kjo familje, por, kësaj radhe do të thosha: Faleminderit familjes Maleçka, për mikpritjen tuaj në ato ditë të vështira...

Rajmonda Maleçka, përveç gjatë kohës së luftës që nxori Revistën “Kushtrimi”, kryekëput që i dedikohej luftës së UÇK-së dhe heronjve të saj, ajo në vazhdimësi ka botuar dhe është autore e disa librave për: Kosovën, Personalitetet e Republikës së Kosovës, Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heronjtë dhe Dëshmorët e kombit, duke i skalitur të gjitha këto në vargje dhe duke i përkujtuar ngjarjet e luftës, ashtu sikurse vet që ishte pjesë e saj...
 
Tetor 2024
(df)