Skënder Karaçica
SHPALIME HISTORIKE
Ernest Koliqi: Kosova është gjymtyra jonë e rrezikuar

Profesor Ernest Koliqi, përmes takimit vëllazëror me Dom Lush Gjergjin nga Kosova, pati hedh dritë lidhur me programin për hapjen e shkollave e të arsimit shqip në Kosovë dhe dërgimi i 200 mësuesve, në kohën e vitit 1938,kur ai ishte ministër i arsimit në Shqipëri.
Në kohën e Ernest Koliqit, ai e thoshte zëshëm se, as zemra s’duhet të punoj vetëm për mua, por për të vërtetën e popullit tim dhe të atdheut...!Po në këtë rrjedhë kohe, Dom Lush Gjergji, kishte gjetur në sirtarët e gjeniut popullor, porosinë e tij se, harresa në disa raste, është më e vështirë se vdekja...!
Përkitazi me programin e profesorit e të ministrit të arsimit në Shqipëri, Ernest Koliqi, për shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë, në bisedën e tij me Dom Lush Gjergji(Kosovë)pati thënë se, shumëkush e kuptonte përcaktimin tim në Shqipëri, disa edhe e kundërshtuan dhe me sulmuan haptazi se po i shkapërderdhi intelektualët tanë.
Mirëpo, unë u thash :,,Kosova është gjymtyra jonë e rrezikuar, atje duhet të veprojmë për përforcimin dhe kultivimin e gjuhës, të traditës dhe të kulturës shqiptare,,.
Karl Gurakuqi për profesor Ernest Koliqi pati shkruar në shtypin e kohës1) se, gjuha asht shpata, gjuha asht arma, asht zermra, gjuha asht shfaqja e gjallnisë e, ma në fund, gjuha asht vetë jeta dhe vetë kombi.
______________
1)Karl Gurakuqi,në ,,Shenjzat,,9-12,1966
………………………………………………………..
KOHA E LEXIMIT
Bota e shkrimit, poeti Visar Zhiti dhe nderimi i tij në Çikago...

Në tavolinën e punës, bota e shkrimit, fryma e rinisë, dënimi i poezisë në burgjet dhe, kohët e lirikës poetike të poetit Visar Zhiti, që, në manifestimin ,,Dita e Lirisë,, do të organizohet në nderim të krijimtarisë letrare...
Për poetin Visar Zhiti, poetika e veshur me metaforat e dritës, nisin mesazhin e qartë për botën e lexuesit shqiptar e botërorë. Në Kinën e largët, në kontinentin me shumësinë e frymës njerëzore dhe të traditës së lashtë për artin e poezisë, para do kohe, atje mori udhë poezia e poetit e përkthyer në kinezishte e anglisht me titull nga metaforat e poetit,, Duke mbledhur dritat,,.
Kjo ngjarje na gëzon ne këndej kapertinave të librit dhe bota shqiptare e poezisë, me vlerat e participimit me ato të popujve tjerë në botë. Tashti, në serinë e Librit të Poetëve Botërorë (Book Series of the World Poets,,)merr frymë lirshëm poezia shqiptare në hisën e përbotshme të letërsisë me poetin Visar Zhiti.
Poezia e botës dhe ajo shqiptare,-nënvizimi im,(-sk),është dokument dhe kthim tek vetja për tek tjetri...!Fryma poetike në rrafshin e poetikës lirika dhe burgu! Koha e shkrimit, regjimi i kohës (komunist)e pati dënuar poezinë e tij dhe, tevona, trupin e tij nën masat e dhunës, të denigrimit, të poshtërimit se, poezia nuk guxon të marrë frymë shlirshëm apo të bëj përmes fjalës poetike, shenjën dalluese të dorës së fortë totalitare, apo siç e thoshte Lasgush Poradeci, me mendjemadhësinë e tepruar të shtetit shqiptar në Tiranë!
Çdo letërsi është akt rezistence dhe siç thoshte (Shell), poetët janë ligjvënësit dhe opozitarët më të fortë kundër regjimeve në botë.
Poeti i ngulfatjes qysh në rini të fjalës poetike, Visar Zhiti, në shkrimet e tij thoshte se letërsia e mëson kohën të mos përsërisë vetveten dhe i flet së ardhmes dhe, kur një letërsi ia del mbanë, thotë poeti, ajo është me fat për veti dhe për kombin e tij.
Çikago, më 24 janar 2025
……………………………………………………………
KOHA E LEXIMIT
De Rada dhe kënga e vjetër arbëreshe ,,MOJ E BUKURA MORE,,

Kjo këngë është shenjë identiteti për gjakun shqiptar të arbëreshëve
Poeti De Reda për këngën e vjetër të arbëreshëve ,,MOJ E BUKURA MORE,, të gjakut shqiptar, pati shkruar se, është një këngë që kishte brenda vokalit e tekstit, kremten e vet, që këndohej për të shoqëruar vitin e mbledhjes së trëndafilave në ditën e rosalia diem, për të nderuar varret e të parëve, të cilët nuk kishin një shenjë, dikur në viset arbëreshe, por në përfytyrim me një vend që quhej More!
(Janar,2025)