Dy shqiptarë nderohen me çmimin ndërkombëtar "Oscar Wilde"

Dy shqiptarë nderohen me çmimin ndërkombëtar "Oscar Wilde"
DY SHQIPTARË NDEROHEN ME ÇMIMIN NDËRKOMBËTAR "OSCAR WILDE", NGA BASHKIMI EUROPIAN DHE ISTITUCIONE TË TJERA TË RËNDËSISHME PRESTIGJIOZE

Nga Angela Kosta

Më 22 nëntor 2025, ora 15:30', me rastin e 125 - vjetorit të vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit irlandez, dramaturgut, gazetarit, eseistit dhe kritikut letrar të epokës viktoriane, Oscar Fingal O'Flahertie Wills Wilde (Dublin, më 16 tetor 1854 - Paris - 30 nëntor 1900), në Pallatin e Bashkisë  (Komuna Vetralla - Viterbo), u zhvillua Edicioni 2025 i Çmimit Ndërkombëtar "Oscar Wilde". Në këtë event, u nderuan me çmime prestigjioze personalitete të shquar nga fusha të ndryshme të letërsisë, arit, kulturës, shkencës, teknologjisë, etjer.
ÇMIM NDËRKOMBËTAR  "OSCAR WILDE" PËR KARRIERË, iu akordua edhe dy figurave të njohura nga Shqipëria, gazetarit të njohur, Presidenti i Unionit të Gazetarëve në Shqipëri Aleksandër Çipa si dhe përkthyeses, botueses dhe promovueses kulturore ndërkombëtare, Angela Kosta, e cila u vlerësua me këtë çmim prestigjioz, për vëllimin poetik: Il Potere Dell'Apocalisse - Pushteti i Apokalipsit, i botuar në vitin 2024 dhe 2025 nga Shtëpia Botuese Kubera Book (Romë).

Eventi u mbështet nga: Parlamenti Evropian - BRUKSEL, Bashkimi Evropian (LUKSEMBURG & BRUKSEL & ROMË), Shoqata e Kritikëve Letrarë Italianë, Shoqata e Të Rinjve Evropianë, Istituti Evropian, Fondazioni T A.U, Spoleto Art Festival International, Fondazioni A.U.G.E, etjer...

Krahas dy fituesve shqiptarë, të pranishëm ishin edhe fitues të tjerë të rëndësishëm, si kontesha hungareze Erika Emma Fodre, figurë me ndikim ndërkombëtar dhe mike e ngushtë e shkrimtarit László Krasznahorkai, kandidat për Çmimin Nobel për Letërsi, 2025. Po ashtu, një tjetër emër i rëndësishëm ishte ai i Gaetano Gennai, regjisor, aktor dhe komunikues i njohur, aktualisht Drejtor i Komunikimit të Rajonit Toscana dhe bashkëpunëtor i besuar i Presidentit Eugenio Giani, i rizgjedhur së fundmi.
Ndër fituesit u nderuan edhe gazetarë të njohur si: Filippo Golia (Rai), Matteo Cotellessa (Mediaset), Lisa Bernardini (Odg Lazio dhe Shoqata e Shtypit të Huaj në Itali), si dhe emra të njohur: fotografi dhe regjisori Massimiliano Salvioni apo artistë si Eugenia Serafini, Silvio Natali, Stefano De Majo dhe Angelo Sagnelli.

Seksioni dedikuar letërsisë së botuar, i rezervuar vetëm për kandidatët e përzgjedhur nga kritikë dhe botues, paraqiti një panel të gjerë e të larmishëm finalistësh dhe fituesish, gjithësecili i vlerësuar për kategori dhe arsye të veçanta. Është e pamundur të përmenden të gjithë protagonistët, të cilët u vlerësuan gjatë një dite të mrekullueshme, e kaluar midis personaliteteve të kulturës dhe artit.
Edicioni i këtij viti konfirmoi gjallërinë dhe përmasën e gjerë të këtij projektit kulturor, i cili përfshiu në konkurim: poezinë, prozën, esenë dhe studimet akademike.
Në dëshmi të lëvrimit në rritje, gjatë ceremonisë u ndanë gjithashtu Çmimet Speciale të revistës “La Fiera Letteraria, 2025 - Panairi Letrar, 2025”, revistë e themeluar në Milano, dy figurave qendrore: Zv. Presidentes Sabrina Morelli dhe Maria Concetta Borgese, Kryetare e Komitetit të Jurisë së Çmimit.
Konkursi i dedikuar letërsisë së pabotuar, i hapur për publikun pa dallim niveli, solli në pah, mjaft zëra të konsoliduar dhe të rinj.
Për seksionin e poezisë, Çmimi i Parë iu dha Floria Bufano dhe Silvia Gentile, ndërsa në mesin e finalisteve ishin Dora Saporita dhe Anna Maria Ceccarelli. Komisioni gjithashtu akordoi një Çmim Special për autoren Rita Scelfo.
Në kategorinë e vargjeve dhe shkrimeve të lira, çmimi i parë iu dha: Giuseppina Turiano, Giovanna Gubbiotti dhe Adelaide Parolini si finaliste, si dhe Gabriella Picerno, Giuliana Donzello, etjer…
Edhe këtu nuk mungoi një vlerësim i veçantë, i cili iu dha autorit Umberto Giammaria.

Ceremonia në Vetralla nuk ishte vetëm një rast për të festuar talentet e afirmuara dhe premtimet e reja, por edhe për të vlerësuar pasurinë e arteve pamore.
Më shumë se njëzet artistë vizualë ishin pjesë e ekspozitës ndërkombëtare të frymëzuar nga Wilde. Fituesve iu dorëzuan pllaka nderi, diploma, përfitime të ofruara nga Fondazioni Tau, Universiteti Auge dhe Menotti Art Festival Spoleto, së bashku me dhurata artistike me vlerë të çmuar. Ndër to, veprat e realizuara nga mjeshtri Silvio Craia, të dedikuara lules së famshme jeshile të Oscar Wilde, si dhe punime të firmosura nga Eugenia Serafini, Giuliano Rossi dhe Igor Borozan.

Suksesi, padyshim i atribuohet punës në ekip me në krye Presidentin Luca Filipponi, Sabrina Morelli, Maria Concetta Borgese, Sandro Costanzi (historian dhe kritik arti), Paola Biadetti (Drejtoresha e Komunikimit), por edhe partneriteteve tashmë të konsoliduara me shumë organizata, si: Universiteti Auge i Rektorit Prof. Giuseppe Catapano, Akademia Auge, Fondazione Tau e Umberto Giammaria.

Në fjalën e tij, Prof. Luca Filipponi, tha: “Një edicion me sukses të jashtëzakonshëm dhe me ndryshime të mëdha; tani po punojmë për të vënë së shpejti në shërbim, Qendrën Ndërkombëtare Studimore "Oscar Wilde" për të nderuar këtë autor dhe artist të madh në 125 - vjetorin e vdekjes së tij".

I lindur fillimisht si një konkurs letrar, ky çmim është shndërruar gradualisht në një projekt kulturor me përmasa të gjera: një rrugëtim që synon krijimin e një Qendre të Vërtetë Studimore Ndërkombëtare kushtuar Oscar Wilde, me seli dhe bashkëpunime midis qyteteve Spoleto, Firence dhe bashkëpunime të tjera evropiane.

Edicioni 2025 është pasuruar me ekspozita, takime dhe një dialog ndërdisiplinor mes poezisë, teatrit, artit dhe studimeve.
Ishin dhjetë finalistët që u përzgjodhën ndër mbi tridhjetë kandidaturat në seksionin akademiko-shkencor.
Një çmim I rëndësishme jashtë konkursit iu akordua edhe Kryetarit të Bashkisë të qytetit Vetralla, Sandrino Aquilanit, gjithashtu poet dhe shkrimtar, për angazhimin e tij të vazhdueshëm në promovimin kulturor dhe për veprimtarinë e tij në përhapjen artistike dhe shoqërore, e aftë të përfshijë qytetarët, të rinjtë dhe shoqatat e ndryshme kulturore. Pjesëmarrja e tij në Çmimin "Oscar Wilde" thekson vlerën e figurave që ndërtojnë çdo ditë kulturën dhe komunitetin.

"Mikpritja e Çmimit Ndërkombëtar Oscar Wilde për Vetrallën përbën një mundësi të rëndësishme: një moment që vlerëson trashëgiminë e saj historike dhe qytetare dhe e pozicionon në një rrjet iniciativash kulturore ndërkombëtare. Ky event forcon imazhin e një qyteti që di të mirëpresë, promovojë dhe ushqejë kulturën bashkëkohore", tha në fjalën e tij Sandrino Aquilani. Në fund të ceremonisë, të pranishmit, shkëmbyen përshëndetje të ngrohta midis tyre, duke i dhënë atmosferës një klimë të ngrohtë në atë pasdite dimri të ftohtë.

Përgatiti: Angela Kosta