Bona Shehu (Uhesh Anob poetja e yjeve)
ETA IME NUK TË PËRKET TY
Kush je ti që vjen si hije e ligë,
që mat frymën time dhe numëron rrahjet?
Kush të dha leje të vëresh?
Kush të shpalli gjykatësin tim?
Mos më kërko llogari!
Unë nuk jam llogari që shlyhet.
Unë nuk jam inventar për sy të huaj.
Unë jam furtunë -
jo deti që pret urdhra.
Unë jam zjarr -
jo qiri që ti mund ta fshish.
Jetoj me ligjin tim:
Ti nuk ke fjalë këtu!
Ti nuk ke zë mbi shpirtin tim!
Ha çfarë dua!
Pij ëndrrat e mia!
Dashuroj pa leje!
Hedh prapa çdo udhëzim që s’është i imi!
Çdo buzëqeshje ime është flamur;
çdo hap i imi është betejë.
Çdo “jo” që them është kaskadë
që rrëzon urdhra të huaja.
Mos bëj zhurmë pas krahëve të mia -
mos kërko të më vendosësh kufij.
Nëse sytë e tu më vështrojnë si pronë,
do t’i gjesh të mbyllur nga muri im i zjarrit.
Unë s’jam zemër që shitet,
s’jam shpirt që dorëzohet.
Unë jam dritë që s"thyhet,
unë jam shkëmb që s’përkulet.
Kush guxon të më gjykojë -
le të vijë me shpatën e vet morale.
Do ta gjej të zbrazët.
Do ti kthej jehonën e boshllëkut.
Unë jam rruga ime,
ushtria e imja,
batalioni i ëndrrave që qielli i imi mbron.
Nuk ka kapitull pa emrin tim.
Nuk ka komando pa pëlqimin tim.
As sot, as nesër, as kurrë:
JETA IME NUK TË PËRKET!
Ngrihu o zemër -
trokit këmbë, bërtit me gëzim;
le të dinë të gjithë:
Nuk ka kontroll, nuk ka borxh,
vetëm liri dhe zjarr.